• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ BE- Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ BE- Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit

June 25th, 2018 F.autor Blog 0 comments

48 orë para ende askush nuk mund të thotë me siguri se cili do të jetë vendimi i Këshillit Europian lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë me Maqedoninë.

Deri më sot janë ravijëzuar së paku 3 qëndrime:: A) Franca që vë në plan të parë, reformën e vetë BE-së dhe nuk ka asgjë “personale” me Shqipërinë dhe Maqedoninë. 😎 Hollanda mendon se Shqipëria dhe Maqedonia ende nuk janë gati për të hapur negociatat. C) Gjermania duket se është: po, POR…

Në mes të tre pozicioneve është Komisioni Europian që ka dhënë rekomandim për hapje negociatash pa kushte! Këshilli i ka dhënë autoritetin Komisionit për të qenë “prifti”, por duket se këtë radhë kërkon “t’i qethë” mjekrën.

Komisioni ka publikuar këtë pranverë edhe strategjinë e BE për rajonin për 2025. Strategji që rikonfirmon angazhimin e Unionit, 15 vjet më parë (Samiti Selanikut 2003) që e ardhmja e rajonit është në BE.

është shumë e vështirë, të kuptosh në Tiranë apo Shkup se çfarë “problemi” ka hapja e neogicatave me reformimin e BE-së. Mes hapjes së negociatave dhe marrjes së vendimit (nisur nga përvoja) do të duhet së paku një dekadë. çdo vend anëtar i BE-së ka mundësi të pafundme për të bllokuar/kërkuar vendet kandidate për t’u thelluar 350 herë në secilin prej 35 kapitujve.
Nuk jetojmë në një botë perfekte dhe askush nuk është pefekt.

Shqipëria ka 1001 probleme po aq ndoshta edhe Maqedonia, por zgjidhja e tyre është në BE. (Dhe vetëm BE ka fuqinë transformuese për rajonin, pavarësisht joshjeve dhe interesave të aktorëve të tjerë global dhe rajonal.)

Vetëm lidhja/connection me 35 kapitujt do të shënojë nisjen e transformimit rrënjësor të Shqipërisë dhe përmirësimit cilësor të jetës për çdo shqiptar.

Historikisht BE në çdo dekadë të jetës së vet, ka ecur dhe është “rritur” me probleme nga më të pa imagjinueshmet. Brexit dhe problemet e sotme të emigracionit, terrorizmit, ekonomisë nuk janë çështje që zgjidhen për një vit apo për 10. Do të jenë këtu për një kohë të gjatë.
Po ashtu edhe Ballkani nuk do të lëvizë (së paku gjeografikisht). Këtu ka qenë dhe këtu do të jetë. Llotaria gjenetike i ka vendosur popujt e Ballkanit brenda BE-së, jo në kufijtë veriorë të Afrikës apo në Lindjen e Mesme, por në Europë.

Ballkanit i është bërë një premtim- është koha për të mbajtur fjalën.
Një tjetër qëndrim që ka qarkulluar së fundimi është se Maqedonia (e Veriut) duhet të marrë me kushte hapjen e negociatave. Si për çdo vendim nuk mungojnë argumentat: ndërrimi i regjimit, dhe vënia në shinat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes 25 vjeçare me Greqinë.

Në këtë variant, Shqipëria mbetet delja e zezë në rajon. Fqinjët sllavë (Mali Zi, Serbia, Maqedonia) vijojnë me procesin e afrimit me BE-në. Shqipëria? Shqipëria do të marrë një jo, POR formulimi mund të jetë aq i bukur sa po – ja e Maqedonisë do të duket shumë e varfër.
Shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri do të ndihen të përjashtuar dhe të trajtuar padrejtësisht. Mantra se “do të bashkohemi në Bruksel” – e përdorur nga gjithë elita politike në Tiranë do të merrte nota shakaje dhe forcat politike si në Kosovë, por edhe në Shqipëri që e shohin Brukselin më shumë si problem sesa si zgjidhje sigurisht do të marrin më shumë hapësirë.

Humbja e perspektivës së BE-së do të bëj atë që shqiptarët kanë bërë prej 3 dekadash- të kërkojnë në mënyrë individuale “anëtarësimin” në BE- Deri më tani e ka bërë ⅓ e popullsisë që jeton sot në vendet anëtare të BE-ë. (Shqipëria është vendi i dytë në botë për numrin më të madh të emigrantëve që prodhuar këto 3 dekada).

Një jo apo shtyrje në kalendat greke të vendimit për hapjen e negociatave do të thotë humbje për shqiptarët. çdo humbje ka përballë fituesit. Fituesit e mëdhenj do të jenë politikanët dhe liderët autoritar- që do të “shijnë” sipas dëshirës. Problemi në Tiranë, në Shkup, dhe në kryeqytetet e rajonit është se nëse pyet: ku është pushteti? Përgjigja do të jetë e njjëtë: kryeministri.

Shteti ligjor, ekonomia tregut, pavarësia e medias, institucionet e pavarura, konkurrenca do të marrin një goditje fatale – për shkak se reformat aq shumë të dëshiruara… nuk do të udhëhiqen më nga makineria e komplikuar e Brukselit, por nga dëshira e liderëve populistë në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUIZ NAZARO RONALDO/ Brazili ka probleme në sulm, ta shpërndajë më mirë lojën
Previous article BLENDI LAMI/ Integrimi i Shqipërisë në Europë nëpërmjet dimensionit të sigurisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k