• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Urrejtja e shqiptarit, patologji që nuk duhet harruar
Home
Blog

BEN ANDONI/ Urrejtja e shqiptarit, patologji që nuk duhet harruar

June 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në këto ditë të fundit, kur janë shtuar kundërthëniet mes palëve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe shqiptarët nuk lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin, një gjë të shkon ndërmend: Ne kemi qenë të tillë kurdoherë! Kemi urryer këdo që ishte ndryshe dhe që bënte pak përpara. Madje, edhe në kohën që është plazmuar në histori si koha e kokave të kombit aty para viteve të Luftës së Dytë Botërore. Rastet janë aq të shuma, për këtë argument, saqë do të mjaftonte studimi i kujdesshëm i tyre për të hedhur dritë për defektet tona të mëdha sociologjike. Inxhinieria sociologjike gjithsesi ende nuk ka zbritur ndër shqiptarë, porse defektet mbeten po ato prej dekadash të tëra.

Tradhtia, urrejtja, llafazeneria, nëpërkëmbja janë aq të rrënjosura saqë duken si pjesë integrale e identitetit shqiptar. E mbrujtur nga shekujt e pafundmë nën pushtim dhe e shfrytëzuar mirë nga të gjithë sunduesit që e kanë njohur si patologji, ajo është pjesë e shenjës tonë kombëtare.

…

Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu në ditët e fundit të Marsit 1939 po shikonte realisht se çfarë administrate kishte mbajtur. Një tufë dallkaukësh dhe spiunësh të Italisë kishin përgatitur terrenin më të mirë të pushtimit. Teksa e linin një nga një dhe i përvidheshin, Ai vetë kuptoi se i ishte nënshtruar pa kushte Italisë dhe kërkesave të saj. Për të gjetur një të çarë të fundit, ndoshta për të shtyrë mandatën që tashmë ishte dhënë, ai përcjell në Itali besnikun e tij, Adjutantin e tij të parë. Por, llogaritë janë bërë gabim. Serreqi jo vetëm nuk përcjell fjalët e monarkut shqiptar, që ishte në ditët e fundit, por në pushtimin fashist do të vijë me pushtuesit dhe me urrejtje pa fund për eprorin e tij!

Pak muaj më vonë, Shqipëria formon një qeveri kuislingë dhe drejtimin e saj e merr Shefqet Bej Verlaci. Ky i fundit nuk mund t’i falë kurrë mbretit, që i ka lënë të bijën. Bëhet kryeministër i Shqipërisë dhe si uniformë mban atë fashiste kundër vendit të tij. Nga urrejtja mundohet të zhduke gjithçka të paraardhësve duke harruar se është shqiptar. Anipse nuk e ka të gjatë sepse në ballë vjen një tjetër fashist i bindur, që më vonë do ta justifikojë veten me anti-komunizmin. Mustafa Merlika një njeri me atribute të admirueshme për kushtet e Shqipërisë do ofendohet për origjinën e tij. Verlaci do t’i kujtojë të gjithëve sesi mund të drejtohemi nga i biri i një shërbëtori, në fakt qehaja te Toptanët…Urrejtja e Merlikës dhe përmëndja e të atit, si shërbëtor, do të shfaqet me ndihmën absolute ndaj fashizmit dhe transformimin e tij të plotë.

A ka më? Mund të rreshtosh gjëra pa fund, madje që nga personazhet më të njohura. Faik Konica dhe Fan Noli nuk bëjnë përjashtim. Konica, në 1912, bëri gabimin me ndihmën që i dha Esat Pashës për të krijuar qeverinë e Shqipërisë së mesme në kundërshtim me qeverinë e Vlorës, kurse në ditët e Fan Nolit, ai mbështeti këtë të fundit kundër Ahmet beut, që e urren. Në fund, nga inati për shqiptarët dhe që historia i lë pas bëhen bashkë dhe duan të bëjnë një qeveri nën Zogun në mërgim…

…

Koha nuk ndryshon me shfaqjen e komunistëve. Bashkëqytetarët e tij, kur e kujtojnë Enver Hoxhën, e kanë një arsyetim prej prindërve për të mos i shkuar pas. Ai është aq i shthurur sa vaj medet ku kanë rënë komunistët, thuhej në Gjirokastër. Në Korçë e ngacmojnë shumë më tepër për shkak të jetës së shfrenuar që bënte. Por Hoxha nuk do t’i harroj dhe pas lufte do t’ua lajë deri më një mllefin të gjithëve. Plumb dhe nëpërkëmbje. Më vonë krijon dhe një strukturë të jashtëzakonshme. Blloku që formohet në mes të Tiranës përbën një lloj karshillëku që i bën të gjithë fjalamanëve dhe ata që e përbuzin në hije. Me pak fjalë zhduk elementët më të njohur, edhe pse një pjesë ikën me pushtuesin, dhe hakmerret për gjithçka me bazë urrejtjen.

…

Një e tillë kohë vjen në ditët tona me mllefin e pafundmë që përcillet në politikë. Kinse të Majtët u përvishen kinse të Djathtëve dhe këta kujtdo, që pati pak emër në kohën e socializmit. Duket se Shqipëria është ajo e kohës së fashizmit me të njëjtën urrejtje.

Të vetëm kanë mbetur inxhinierët, agronomët, specialistët, profesorët, intelektualët dhe ata pak njerëz që ulën kokën dhe bënë vepra me idenë për të bërë një Shqipëri më të mirë dhe një Zonjë të rëndë. Anipse, kjo rrugë, është e pafundme. Shqiptarët e kanë urrejtjen në ADN-në e tyre, bashkë me nëpërkëmbjen dhe kinse bejtjet, që quhet si aftësi para atyre qyqarëve që kanë ulur kokën dhe i kanë dhuruar këtij vendi aq shumë mund për prosperitet.

Ndaj urrejtja për çdo gjë është një nga armiqtë tanë dhe patologjitë më të mëdha, bash ajo që po na mban të mbytur në kazanin e prapambetjes sonë shoqërore, fakt, i cili nuk gjen shërim që me Neo-shqiptarizmën e viteve ‘30.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Si ia vodhëm fitoren Zvicrës
Previous article BASHKIM ALIU/ Golat, Shqiponja dhe falënderimi ndaj Zotit, si shembull suksesi dhe integrimi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k