• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
600 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri? Thirrja e Ngjelës: Ngrihuni dhe rrëzoni…
Home
Blog

600 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri? Thirrja e Ngjelës: Ngrihuni dhe rrëzoni…

June 22nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në një kohë kur i gjithë debati është përqendruar tek lajmi se Shqipëria është shprehur e gatshme se mund të pranojë një kapacitet prej 600 mijë refugjatësh sirianë, reagimeve iu është bashkuar edhe avokati Spartak Ngjela.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ngjela theksoi se Rama ka vendosur për këtë çështje si me armët kimike. Teksa shtron pyetjen nëse vërtetë Rama ka pranuar refugjatët siriane, Ngjela u bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe ta rrëzojnë nga qeveria.

REAGIMI I NGJELËS
Rama: Nga pranimi i armëve kimike të Sirisë, te kërkesa për refugjatët e Sirisë.
Është krejt e njëjta gjë, se dhe armët i kërkoi vetë Rama.
l.
Janë shumë ata që më pyesin: vërtet do të pranojë refugjatë sirianë ky kaqoli që kemi sot kryeministër?
Pse më pyesni mua – iu them unë- ngrihuni dhe rrëzoheni.
Shenjat janë se këta refugjatë i ka kërkuar ky. Njëlloj sikurse kërkoi armët kimike të Sirisë.
Po, a do t’ia pranojë Uashingtoni?
E rëndësishme për shqiptarët është që politika amerikane t’ia denoncojë kërkesën e tij. Se pastaj ia gjejnë vendin shqiptarët.
Por lajmi ka ngërç logjik, se numri prej 600 mijë refugjatësh krijon një shtet të ri në Ballkan. Pse, këta që flasin qesim për 600 mijë refugjatë, sa banorë e dinë Malin e Zi ?
Mali i Zi sot është 650 mijë banorë.
Po nuk ka nevojë se Rama është i ikur.
Po pyetja është kjo: pse nuk ikën vetë ky pafille, vërtet mendon se mund të fitojë mbijetesën me paratë e korrupsionit edhe pse është krejt i paaftë?
Jo, ai po kërkon destabilizimin e Shqipërisë me çdo kusht. Që të ikë nga Shqipëria në Stamboll si i përndjekur.
Por, a do ta realizojë.
Destabilizimin e Shqipërisë?
Kjo është pamundësi absolute
ll.
Gjithë shpresa e Ramës dhe Saliut ka qenë mos-hapja e negociatave.
Për këtë i kanë luajtur të gjithë gurët.
Po ndërkohë e shohim se kanë dështuar.
Hapja e negociatave është një akt politik i Komisionit Europian, dhe nuk është votim në parlamentet përkatëse të vendeve të BE. Votimi parlamentar vjen në çastin e pranimit të anëtarësisë.
Menjëherë vendi negociator nënshkruan një marrëveshje me Komisionin për të pranuar 35 kapitujt që përbëjnë negociatat, dhe për këta kapituj negociohet vazhdimisht.
Të 35 kapitujt, janë në fakt ato që po presin shqiptarët sot: drejtësia, tregu dhe administrata shtetërore.
Domethënë, për faktin që ligjet e reformës në drejtësi kanë përfunduar, kapitujt e negociatave skartojnë korrupsionin shqiptar duke vendosur drejtësinë.
Kjo është arsyeja që Sot të korruptuarit e mëdhenj po duan me çdo kusht destabilizimin e Shqipërisë. Dhe, në këtë kontekst, sigurisht që janë edhe refugjatët sirianë. Por nuk shoh asnjë mundësi për këta refugjatë, se koncepti e rrëzon numri 600 mijë.
Është për të qeshur: 600 refugjatë nuk i akomodon dot as Amerika.
Po pse ka dalë shifra?
Diçka ka luajtur… por jam i bindur se këtu ka ndërhyrë edhe mëndjengushtësia e kryeministrit shqiptar.
Gjithsesi këta të korruptuar të dy krahëve të politikës në çdo çast mendja iu punon për të krijuar destabilizim në Shqipëri.
Por e kanë nga e keqja, prandaj le të notojnë dhe ca pak kohë në ujrat e tyre…
Negociatat do të hapen domosdoshmërisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROBERT DRAGOT/ Rrëzimi agonik i FALLUSIT
Previous article Pse vetëm për ty të ketë EUROPË?! Po për mua, nënën time, tënden dhe atë ushtarin atje?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k