• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
“Disa arsye se pse duhet të vijnë 600 mijë sirianët në Shqipëri”
Home
Blog

“Disa arsye se pse duhet të vijnë 600 mijë sirianët në Shqipëri”

June 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Dr. Rezart Lahi

Unë s’kam asnjë problem nëse vijnë 600.000 sirianë. Madje do më bëhej qejfi. Por nëse ndalesh vetëm tek titulli nuk ke kuptuar thelbin.

1- Të paktën do të ketë kush të punojë se shqiptarët e ngelur këtu përtojne t’ia prishin lezetin kafes për një rrogë 300 mijë lekëshe edhe pse nuk kanë asnjë ditë eksperiencë në CV.

2- Të paktën do të ketë më shumë konsum se ka disa “Qendra Tregtare”, ku po të vritet dikush nuk ka dëshmitarë pasi veç shitëseve nuk shkel njeri tjetër. Shqipërisë i duhen të paktën edhe 1 milion banorë ekstra – qofshin shqiptarë, apo jo!

3- Të paktën do të kemi disa njerëz që s’do rendin qorrazi pas partive sa herë vijnë zgjedhje lokale, apo kombëtare.

4- Të paktën do kemi edhe ndonjë hidraulik, bojaxhi, teknikë lavatriçesh, apo elektricist (qoftë edhe sirianë që flasin gjysma fjalësh) që të vijnë në shtëpi edhe pasdite, apo në darkë, pasi ustallarët tanë janë si në punë shteti – po i kaloi orari zyrtar bën mire të mos i shqetësosh. Shqiptarët përtojnë.

Jemi kaq racë dembele në vendin tonë dhe kaq punëtor kur të tjerët na nënshtrojnë. Në Greqi, Gjermani, Amerikë, apo Kanada pastrojmë banjote te tjereve, këtu të njëjtit njerëz përtojnë të shtypin galexhantin e wc.

Në rastin më të keq edhe emigrantët sirianë janë si ne, dembelë në shtëpinë e tyre dhe punëtorë në emigracion.

Në rastin më të mirë i fusin shqiptarët në konkurrencë, ashtu siç e ndjenë konkurrencën Tiranasit kur njerëz me ambicie dhe pasionante, erdhën nga rrethet dhe patën sukses në qytetin e tyre.

Përveçse racistë, siç jam dhe unë kulturalisht i brymosur, jemi harraqë e mosmirënjohës.

Harraqë se, në ‘90, ’97, apo 2013 ju sulëm Europës herë të paveshur dhe me aroma që kundërmonim nëpër qytetet europiane dhe kërkonim pak mbështetje. Tani, kur na kerkohet mbështetje sillemi si parizienë që nuk e njohim emigracionin. Kemi hallin sesi do ti mbajme me buke. Pa merak se sdo ti mbajme ne me ushqime pasi nese i pranojme ketu do vije buke nga BE per te mbajtur edhe Shqiptaret bashke me Maqedonasit, Malazezet etj.

Une nuk jam qe te vijne qe te marrim ca para me teper pasi serish do zhduken xhepave te tenderuesve dhe tendera-dheneseve ne kafe. As qe ti bejme nder Ramës që ti shkembeje emigrantët me Tahirin apo problemet e tjera qe ka. Por duhet bere kerkese nga vete Shqiperia per pranimin e Sirianeve per 2 arsye – a) se edhe ne ishim si ata dhe b) shqiptaret kane nevoje per shkundje dhe konkurence dhe konkureca eshte zhvillim.

Ky mund te jete nje nder shpetimet e ekonomise dhe realitetit tone qe ka marre tatepjeten.

Kam ca miq qe kane marre ne pune ca siriane ne Tirane dhe punojne si te cmendur. Bizneset e tyre po ecin mire pasi kane njerez te perkushtuar qe konkurojne me parazitizmin e kafexhinjeve.

Mes nje Shqiperie te paperzier dhe me dembele dhe nje Shqiperie qe vlon nga puna por me raca te perziera une zgjedh te dyten.

Ne fund te fundit shihni edhe zhvillimin që emigrantet kane sjellë ne shtetet me te mira europiane…dhe po ta mendosh eshte ide më e mire sesa koncepti masiv I facebook-ut që deshiron ta ruajme “te paster racen tone ariane” .

Disa do thone: “Le t’i marre në shtëpinë e tij ky zotëria” por do tregonte që akoma nuk e kane kuptuar krizen e dembelizmit qe ka shoqëria shqiptare kete moment.

Në vend që të sulmojmë Ramën për çdo vjedhje që bën çdo ditë – për vjedhjet në hapësirë – ku na merr ajrin dhe na e zëvendëson me beton, na bën çdo ditë një tender pa konkurrentë, duke falur lekët tona 5 miqve të tij – në vjedhje, ku jepet 1 milionë euro për të bërë një faqe interneti – ku lejon në mos drejton qarkullime masive heroine nga Shqipëria në Europë – ku shkatërron biznesin dhe forcon të fortët e kriminelët – ku ndërton burgje e prish/fal stadiume e teatro…. shkojmë dhe e sulmojmë për pranimin e 600.000 sirianëve, që më shumë i bëjnë mirë sesa keq shqiptarëve.

Kjo s’ka të bëjë me mikpritjen, por me barazinë. Ishalla ka ardhë dita, ku ne të mund të presim emigrantë. Por, druaj se s’ka ardhur akoma!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krijimi i “Kalifatit amerikan”
Previous article BASHKIM KOPLIKU/ Shqipëria t’i ofrojë BE strehimin e refugjatëve, ja pse jam kundër PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k