• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR ZHEJI/ Sirianët do drejtojnë Shqipërinë një ditë, se nuk shkulen më po erdhën…
Home
Blog

ARTUR ZHEJI/ Sirianët do drejtojnë Shqipërinë një ditë, se nuk shkulen më po erdhën…

June 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Artur Zheji shkruan se në Shqipëri do të vijnë 600 mijë sirianë, të cilët do të jenë të përhershëm në Shqipëri dhe do të bëhen shtetas shqiptarë.

Ai thotë se një ditë ata do të kenë partinë e tyre politike dhe mund të marrin drejtimin e Shqipërisë.

Statusi i Zhejit

Nuk është humanizëm, por thjesht një shërbim servil për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe para. Një akt i çmendur, cinik dhe me pasoja të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria, që nuk mundet të shërbejë 600.000 refugjatë lufte të një kombi të huaj, me kohëzgjatje të përjetshme.

Në Shqipëri sot që flasim, banojnë realisht, jo më shumë se 2,5 milionë shqiptarë. Asnjë vend në botë nuk mund të strehojë në kushte normale, aq refugjatë, sa 25% e numrit të vet të popullsisë autoktone.

I dëshpëruar për mbështetje ndërkombëtare me çdo kusht, kryeministri dhe qeveria e tij, janë gati të bëjnë gjithshka, që të tjerët refuzojnë ta bëjnë, në emër të interesit të tyre kombëtar.

Dhe ky është pikërisht rasti.

Tani kuptohet sepse qeveria e Malit të Zi, me sa duket, e informuar me kohë, ka vendosur të ndërtojë një klon me tela me gjëmba, në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe ata qenka në të drejtën e tyre për këtë.

Emergjenca siriane duhet zgjidhur dhe palët që janë gjeopolitikisht të interesuar për këtë zgjidhje, mund të bëjnë trysninë e tyre për këtë, porse të marrësh përsipër një gjë të tillë, është një atentat i mirëfilltë antikombëtar.

Aq më tëpër në një vend të dëshpëruar nga varfëria dhe pasiguria që kërkon në ndërkohë, shpëtimin e vet, pikërisht në largimin nga Shqipëria. Vetëm kërkesat për emigrim në Usa, janë 500.000 individë, pa llogaritur familjarët.

Skema duket e qartë.

Zbrazja e Shqipërisë nga hallexhinjtë shqiptarë që grricin nervat me hallet e tyre dhe hapja e dyerve për një biznes të ri: sistemimi i 600.000 hallexhinjve pa atdhe, një treg i majmë dhe një fuqi puntore edhe më e nënshtruar se ajo vendase, shqiptare.

Dhe nga ana tjetër, nje retorikë e gatshme humanitare, ca medalje, ca financime ndërkombëtare, që mund të grabiten në terren me lehtësi dhe dhjetëra e mijëra skllevër pa asnjë të drejtë, në llagëmet e punës së zezë dhe e shfrytëzimit njerëzor pa kufi.

Një skenar i përbinshëm.

Dhe opozita rri e vështron dhe Partia Socialiste rri kurrizkrusur dhe aventurat në Shqipëri, ndjekin njera tjetrën, nën arrogantin kryeministër.

Ky lloj lajmi dhe kjo bëmë, nuk bën tjetër veçse nxit edhe më shqiptarët për tu larguar, ndalon rikthimin e tyre dhe krijon një demografi të re.

Përfytyroni pas pak vitesh edhe të drejtën për të votuar, që sirianët mund të fitojnë sëbashku me nënshtetësinë shqiptare.

Ata do te jën befas, pakica etnike më dërmuese në Shqipëri, me partitë dhe deputetët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Despoti dhe diplomati
Previous article Porosia e George Washingtonit: Nga vendbanimi i parë i ardhacakëve europianë tek presidenti i SHBA

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k