• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Marjana Kondi: Përtej llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngon një teatër/  Kjo shton nevojën për një teatër të ri
Home
Blog

Marjana Kondi: Përtej llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngon një teatër/ Kjo shton nevojën për një teatër të ri

June 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Aktorja Marjana Kondi: Përtej llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngon një teatër i amortizuar e i braktisur. Kjo shton nevojën për një teatër të ri

Ka reaguar edhe aktorja e njohur Marjana Kondi mbi debatin e hapur per Teatrin Kombetar dhe projektin per ndertimin e nje te riu ne vend te ekzistuesit i cili eshte totalisht i amortizuar dhe i parikonstruktueshem.

Kondi me ane te nje postimi ne Facebook, me nje pene te bukur e plot emocion shkruan se TK ne kujtimet e saj, përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shteterore

Me tej ajo thekson se ”E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante”, duke shtuar se gjendja sot eshte po njelloj, ndaj ”Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët.”, shton Kondi, raporton lexo.al.

Ne fund te reagimit te saj, ajo shton se ”Mbështes cdo iniciativë që kërkon ti jap kombit,qytetit,publikut,aktorve,regjisorëve një teatër qe kemi dashur,por pa gjymtuar shtratin e sotshem te teatrit.E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit.


Thyhem kur flitet për teatrin sepse i kam një teater e shpirt”./Lexo.al

POSTIMI I PLOTE

Kujtimet mbeten. Impresionin e parë si aktore ajo sallë ma transmetoi nëpërmjet të kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife. Nuk shihja për herë të parë teatër të këtij stili,por ndjesia ishte e tillë. Atyre viteve unë isha nismëtare e një kauze për mbrojtjen e “Estradës së Shtetit” sëbashku me kolegë të mi.

Sot nuk dua që historia të përsëritet, por si artiste e skenës nuk mund të jem indiferente ndaj kauzës së prishjes dhe rindërtimit të “Teatrit Kombëtar” dhe zgjedh të jem faktor në krah të kolegëve. Gjithmonë realiste, në mbrojtje të artit dhe institucioneve kulturore. Perdja e kuqe e “Teatrit Kombëtar” e cila më impresionoi aq shumë, nuk arriti të më zërë sytë dhe la zbuluar teatrin përpara meje. Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shteterore.


E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. 


Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë se kërkoj për vete por për gjeneratat qe do vijnë.Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Jam e dëshiruar të luaj në një skenë të tillë. Një skenë e cila i përgjigjet më së miri nivelit artistik të kolegëve të mi. Një teatër i cili lejon të prehen të qetë shpirtrat e emrave të mëdhenj që kanë dhënë aq shumë për artin shqiptar. Unë si person nuk pushtohem nga nostalgjia. Më pëlqen e reja, modernia, e ardhmja…


Ndaj mbështes cdo iniciativë që kërkon ti jap kombit,qytetit,publikut,aktorve,regjisorëve një teatër qe kemi dashur,por pa gjymtuar shtratin e sotshem te teatrit.E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit.


Thyhem kur flitet për teatrin sepse i kam një teater e shpirt. 


Ne duhet të shtrëngojmë në zemër të kaluarën dhe të drejtojmë shikimin nga e ardhmja.
Me shpresën që të bëhet më e mira për të gjithë ne,

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjergj Erebara/ Trilema monetare e Shqipërisë
Previous article “Armiku në Shtëpinë e Bardhë”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k