• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Kur PD përballet me problemin e saj të ardhshëm
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Kur PD përballet me problemin e saj të ardhshëm

June 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Përballja e Erion Veliajt me komisionin parlamentar të mediave nuk solli ndonjë gjë të re në debatin  për teatrin kombëtar. Ashtu si shumë sherre të tjera të nxitura aty nga deputetët e opozitës, edhe kjo seancë pati si moment kulmor kapjen qesharake të tavolinave nga deputetët demokratë, që kërkonin ta nxjerrin jashtë kreun e bashkisë.

Përtej këtij episodi të parëndësishëm folklori politik, ajo çka tregoi përplasja e sotme, ishte temperatura e lartë që shkaktoi në rreshtat e opozitës, përballja me atë që mund të konsiderohet si problemi perspektiv i opozitës – Erion Veliajn. Kryetar bashkie me një bilanc që tashmë acaron nervat e PD dhe prish planet e saj për të pretenduar Tiranën në vitin e ardhshëm, Veliaj është shfaqur në krizën e teatrit Kombëtar si i vetmi element i spektrit politik që është përpjekur të afrojë, e jo të ndajë, opinionin publik dhe komunitetin teatror. Qeveria ka mbajtur pozicionin e saj të fortë, opozita i ka fryrë sa ka mundur zjarrit, kurse mediat kanë qenë gjithashtu të pozicionuara sipas interesave të tyre.

Duke ju deklaruar artistëve se projektin e teatrit do ta bëjnë bashkë javën, muajin apo vitin e ardhshëm, Veliaj ka hapur sërish një derë të mbyllur fort në dialogun mes aktorëve dhe qeverisë. E kjo e ka ekspozuar kreun e bashkisë së kryeqytetit si zjarrfikësin e një krize, ku ndërthuret moskuptimi, moskomunikimi dhe arroganca.

Paraqitja e kryebashkiakut Veliaj në parlament ka rrezikuar t’ja marrë shoun e përjavshëm nga duart opozitës. Dhe deputetët e kanë të vështirë të lejojnë dikë t’u marrë nga dora lodrën e përjavshme. Paçka se në parlament prodhohet prej shumë muajsh vetëm sherr dhe banalitet. Sjellja ndaj Veliajt e rikonfirmoi këtë gjë, duke na dhënë gjithashtu edhe provën se opozita po kërkon ta mbajë gjallë dhe të pazgjidhur, sa më gjatë, problemin e teatrit kombëtar.

Kriza e teatrit po mbahet me dhunë në suazën e emocioneve. Njerëzore dhe politike. Të cilat kanë gatuar së bashku një klimë përjetimesh sa të forta, aq edhe të deformuara. Spostimi i kësaj historie në terrenin e arsyes është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund një kalvari qesharak dhe dëshpërues. Duke u ulur paqësisht me artistët, Erion Veliaj ka cënuar monopolin që opozita kujton se ka mbi ta. Dhe kjo çdo gjë mund të provokojë, përveç zgjidhjes që kërkon sot me të drejtë Ndrenika, Kabashi dhe bashkë me ta, edhe të gjithë shqiptarët që sodisin prej javësh një spektakël që nuk krahasohet asfare me artin e madh që ka prodhuar skena e Teatrit Kombëtar në vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Me zgjedhjet tek dera dhe dhuna si akt dëshpërimi
Previous article SPARTAK NGJELA/ Po tani që është vërtetuar se çështja “BABALE” është e manipuluar, a do t’i arrestojnë pinjollët e Beogradit?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k