• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ TK dhe “aktorja” që po përdor aktorët
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ TK dhe “aktorja” që po përdor aktorët

June 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Flogert MUÇA/

Unë jam një frekuentues pothuajse i përjavshëm i Teatrit Kombëtar. Ka disa vite që nuk humbas pothuajse asnjë shfaqje që luhet në atë godinë. Të jem i sinqertë, kam marrë plot emocione nga ajo sallë, por, jam i bindur se shumë emocione që vinin nga skena i kam humbur nga i ftohti e të tjera parehati që ofronte dhe ofron sot salla e TK.

Për këtë arsye, e kam ndjekur me kërshëri debatin që është zhvilluar e po zhvillohet mbi projektin e ri të TK. Ose më saktë, debatin se a duhet ndërtuar një teatër i ri apo duhet rikonstruktuar  ekzistuesi. Unë nuk jam  as arkitekt, as inxhinier apo  profesionist i fushave që merren me përbërjen e materialeve të ndërtimit apo me historinë pjesëve të caktuara të godinave që kanë një domethënie historike në kulturën e një shteti apo kombi. Ndaj ja lë në dorë profesionistëve dhe ju besoj atyre të bëjnë vlerësimet. Ju besoj atyre dhe jo politikës e aktorëve, kur thonë p.sh se në atë godinë nuk mund të bëhen rikonstruksione efikase pasi materiali me të cilin është ndërtuar nuk  e lejon një gjë të tillë e të tjerë argumente teknike.

Por përpos kësaj, mua si publik më intereson që të mos kem vetëm një sallë si sot, por disa të tilla. Dua që të kem disa mundësi zgjedhje që të shkoj të shijoj  shfaqjen që dua dhe të mos bie në përsëritje. Më intereson si frekuentues besnik i Teatrit që kur të shkoj aty të mos kem as ftohtë e as vapë. Të  mos kem ndenjëset e prishura që më shkëpusin vëmendjen nga pjesa që po luhet në skenë. Më intereson që artistët të kënë kushte optimale për të zhvilluar prova, sepse kështu do  të japin më të mirën e tyre edhe në shfaqje.

Thënë të gjitha këto, debati i sotëm ku ata që nuk janë profesionistë flasin si zanatçinj të fushave që nuk i njohin, mendoj se e ka nxjerrë debatin nga shinat, për arsye… politike, siç ndodh gjithmonë në Shqipëri.

Më vjen keq kur dëgjoj se si aktorë që i kam dashur e i dua për nga puna që bëjnë në skenë, përdoren politikisht nga opozita. Kjo e fundit e ka pasur mundësinë të bëjë diçka për artistët dhe në teatër-dashësit dhe nuk e ka bërë. Ndërsa sot, kur një palë tjetër ka gjetur një zgjidhje për të ndërtuar një teatër të ri aq shumë të dëshiruar nga artistët e qytetarët, po përdor artistët që teatri të mos ndërtohet. Unë kuptoj çdo emocion të disa aktorëve që ndjejnë njëfarë nostalgjie e nuk ndjehen mirë që TK do shembet për tu ndërtuar një i ri, por nuk kuptoj asnjërin prej tyre që sillet si arkitekt. Aq më tepër kur sulmojnë kompanitë ndërtuese, sikur të ishin reklamues të një kompanie tjetër.

Të gjithë akorët kanë të drejtë të informohen e ndjekin procesin e ndërtimit te teatrit të ri, padiskutim, por kur në këtë proces ndërhyn politika dhe ndërthur mesazhet e aktorëve me politikë, e gjitha e humb kuptimin. Ajo që është e ekspertëve të fushës lë tu lihet atyre. Siç punën e aktorëve nuk do e bëjnë artikektët, por vetë aktorët pasi godina e re të ndërtohet me salla të reja e kushte dinjitoze.

Aktorja kryesore e kësaj shfaqje absurde që po zhvillohet për TK është paradoksalisht opozita e cila për interesa politike po tenton të lërë sërish aktorët dhe publikun pa një shtëpi të përbashkët, pa një teatër të ri.  /LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja ku kërkoi strehim politik GAFURR MAZREKU pasi shtiu mbi Azemin
Previous article MERO BAZE/ Guximi i Zaevit për të bërë shqiptarët garantë të Maqedonisë Veriore!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k