• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Teatri dhe teatralët
Home
Blog

Teatri dhe teatralët

June 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kur isha student, në vitin e dytë të akademisë, dhe punoja antikitet grek, rrija me ditë në garderobën e Teatrit Kombëtar, ku bashkë me Koraldën, garderobieren e teatrit, do të nxirrnim veshjet e shfaqjes “Ezopi”. Ajo çfarë më bënte përshtypje nëgarderobë ishte “civilizimi i minjve”… sesi miu të shihte në dritë të syrit, dhe as e pushtonte ndonjë ndjenjë frike, e madje të kërcënohej gjithë bezdi, se po i hyje në habitatin e tij natyror.

Për ta rithënë që në fillim, unë jam për një teatër të ri, dinjitoz, përfaqësues, komod për aktorët dhe publikun, një teatër “ndjellës” për të gjitha ata që e dëshirojnë teatrin, ta bëjnë apo ta shohin atë.

Por ky shkrim nuk është për të thënë këtë, sepse e kam thënë, jo vetëm unë por shumë të tjerë. Ky shkrim është për teatrin… për ata që vërtet e kanë shqetësim teatrin, që e duan atë, ky shkrim është për të gjithë artistët, që gjithmonë e kanë kërkuar një teatër të ri. A ka njeri që ka shkelur në atë ndërtesë, që mendon se ne na duhet një teatër dinjitoz? Kush nuk i di historitë se si macja dhe lakuriqi i natës janë bërë protagonistë gjatë shfaqjeve, dhe janë bërë kolegë skenikë?

Sot ka një ofertë, për të pasur një teatër tjetër… dinjitoz. A kanë të drejtën Shqiptarët ta dëgjojnë këtë ofertë? A kanë të drejtë artistët të detajojnë një projekt duke u bërë pjesë e grupit negociator, të kërkojnë, skenë dinjitoze, parametrat teknikë (xhepat, lartësia, thellësia, warm up-i etj etj) ato parametra që si kemi pasur kurrë.

Pavarësisht çdo fjale, bërtitje apo patetizme, një gjë nuk ndryshon: nevoja për një teatër dinjtioz. Ndaj sot nuk shtrohet çështja, të prishet apo jo teatri; është vetëm një çështje, e vetme, e thjeshtë, teatri. Teatrin që ka munguar. Tetarin kombëtar.

Ky shkrim është për teatralët. Teatralet e partive, shoqatave e mitomaneve nga rruga qe s’kane lidhje fare me teatrin. Ketyre qe sjellin fonine, ekranin apo dhe vezet nga furriku i partise se gjoja ju dhemb teatri! Për të gjitha ata që as kanë dashur dhe as që duan ta dinë realisht për teatrin dhe artistët, por që koha dhe interesi banale ja u do të jenë teatralë. Teatralët s’e dinë fare për çfarë flitet… çfarë nevoje ka komuniteti, çfarë realisht i duhet dhe nevojitet publikut. Teatralët ndoshta s’kanë parë asnjë shfaqje në atë teatër. Teatralët dinë të luajnë vetëm një titull: “Shumë zhurmë për asgjë”.  Me tekstin e tyre partiak, patetikë, nuk dëgjojnë, nuk perceptojnë, vetë proçedojnë, luajnë keq. Teatralët bëjnë detyrën e tyre, vetëm një gjë nuk e bëjnë dot; teatrin.

Ndaj në të vetmen kauzë, teatri kombëtar, ka vetëm një zgjidhje. Të largohen teatralët, karagjozet, vezoret, mitomanet e sharlatanet qe s’jane as aktore e as regjisore, dhe të lëmë të flasë vetë, TEATRI!

*Regjisor/aktor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Guximi i Zaevit për të bërë shqiptarët garantë të Maqedonisë Veriore!
Previous article Fatos Lubonja/ Ç’po ndodh në Itali

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k