• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Hapja e negociatave me kusht, baraz me mos hapjen e tyre
Home
Blog

Hapja e negociatave me kusht, baraz me mos hapjen e tyre

June 11th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

KASTRIOT ISLAMI/ 

Rama as i do dhe as ka punuar për hapjen e negociatave. Opozita pavarësisht se ka thënë me forcë të Vërtetën, e kërkon me insistim hapjen e negociatave. Arsyeja e Ramës që nuk do hapjen e negociatave apo punon kundër hapjes së tyre dhe e opozitës që kërkon me ngulm hapjen e tyre është e njëjtë – Hapja e negociatave është: një darë e hekurt për qeverinë Rama për të zeruar hapsirat e veprimit korrupsionit, krimit e trafiqeve; një mekanizëm strikt monitorimi për Ramën dhe ministrat e tij të korruptuar, të inkriminuar dhe të lidhur me trafikantët e familjet mafioze; një bashkësi kushtesh e kërkesash të forta për të luftuar kapjen e shtetit nga qeveria, shpërbërë lidhjen e qeverisë me kriminelët e trafikantët dhe shkatërruar lavatriçen e pastrimit të parave të pista.

Por mesa duket Rama i kishte bërë llogaritë gabim duke menduar që opozita do të dilte kundër hapjes së negociatave dhe kështu fajin për moshapjen e tyre do t’ja faturonte lehtësisht opozitës.

Rama duke parë se opozita në mënyrë aktive po kërkon dhe lobon me qeveritë e drejtuara nga partitë e djathta, anëtare të PPE për hapjen e negociatave është kapur gafil dhe ka kuptuar se moshapja e negociatave mund të ishte fatale për fatin e tij, për më tepër që qasja makiavelike për të fajësuar opozitën do të ishte e pabesueshme, sepse tanimë të gjithë vëndet anëtare të BE e kanë të qartë se cfarë do dhe cfarë bën Rama.

Prandaj këto javët e fundit RAMA ka ndërruar taktikë; ka filluar të kërkojë madje duke u lutur Hapjen e Negociatave me Kusht. Sepse kjo do të ishte mënyra më e mirë që Rama edhe të krenohej se negociatat po hapen por ndërkohë që vendosja e darës së hekurt do të shmangej duke u shtyrë për më vonë. Dhe kështu mendon se do të shmangte largimin e tij përmes revoltave.

Qytetarët shqiptarë dhe opozita shqiptare e kanë të qartë këtë qasje tinzare…këtë veprim hileqar… Partnerët nga ana tjetër duan ti japin një mesazh shprese shqiptarëve që të mos dëshpërohen e të humbasin shpresën. Që të mos largohen nga Shqipëria…

Po ashtu qytetarët europianë do të marrin mesazhin se realisht negociatat ende nuk janë hapur sepse ka disa kushte që duhet të plotësohen dhe vetëm atëhere kur të plotësohen do të merret vendimi final për hapjen e negociatave.

Kjo taktikë do të thotë ndryshe: Hapja e Negociatave me Kusht është në realitet baraz me Moshapje e Negociatave. Ose thënë ndryshe vetëm kur të plotësohen disa kushte, që ende s’janë plotësuar për të lejuar hapjen e negociatave pa kushte, do të mund të hapen negociatat.

Kur do të hapeshin realisht negociatat? Vetëm kur të plotësohen kushtet…
Çfarë kushtesh konkrete duhen plotësuar? Vetëm disa prej tyre do të ishin: i) Shkatërrimi i mekanizmit korruptiv të kapjes së shtetit nga qeveria e korruptuar…ii) Prishja e lidhjes së qeverisë me krimin, kriminelët dhe mafiljet mafioze…iii) Shpërbërja bashkëjetesës së qeverisë me trafiqet e trafikantët…iv) Shkërmoqja e lavatriçes së pastrimit të parave të pista…

A mundet qeveria Rama ti plotësojë këto kushte? Absolutisht jo, sepse ajo ka lindur edhe ekziston nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet…

E kur do të mund të plotësoheshin të gjithë këto kushte? Vetëm kur të largohet Rama dhe klientela e tij…. ! Dhe rrënjët e kësaj të keqeje do të eleminoheshin vetëm kur të ndëshkoheshin bartësit e saj e konfiskoheshin pasuritë e tyre të paligjshme…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si Fadili e mundi dy herë Beogradin
Previous article Si e përdori Duçja Skënderbeun për të sulmuar Greqinë në 1940

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k