• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Frikë nga emigrantët sirianë? 3 arsye që (s’) i dinim, por nuk ua kemi vënë veshin
Home
Blog

Frikë nga emigrantët sirianë? 3 arsye që (s’) i dinim, por nuk ua kemi vënë veshin

June 10th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Mira Kazhani/

Shumëkush u habit kur pa një foto disi të çuditshme të Edi Ramës mbështetur në mënyrë të pafajshme në një motor
policie vjeneze.

Ishte një foto që u publikua pas takimit me Sebastin Kurtz, në Vjenë, ku pati një deklaratë që kaloi shkarazi, që sot, me valën që ka përfshirë median sociale dhe ngadalë edhe atë tradicionale -Refugjatët – merr dritë dhe bën sens!

Sebastian Kurz: Kryeministri më ka kërkuar ta mbështes dhe i kam thënë që do ta mbështesim fort Shqipërinë,
mbështetje nanciare për Shqipërinë po dhe vende të tjera që të luftojmë migracionin ilegal.

Do ta mbështesim dhe në marrëdhëniet bilaterale, me policë të rinj. Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme do të marrim kontakt me kryeministrin, që së bashku me partnerë të tjerë të BE-së të ndjekim një rrugë bilaterale që uksin e emgirantëve ta ndalojmë para se ata të shkojnë në destiancion.

I shtojmë kësaj deklarate edhe një informacion që po ashtu ne mediat e kemi raportuar në portale, gazeta dhe televizone por si një lajm më shumë:
Marrëveshja Xhafaj-Avramopoulos!
Në shkurt Fatmir Xhafaj ka nënshkruar me Dimitris Avramopoulos- komisioneri për Migracionin dhe Çështjet e
Brendshme – marrëveshjen për Agjencinë Europiane të Kurit dhe Rojen Bregdetare, e cila do të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi nga Agjencia Europiane e Kurit e Rojes Bregdetare, me qëllimin e menaxhimit më të mirë të emigracionit të parregullt në interes të përbashkët; pra, si të BE-së ashtu edhe të Shqipërisë.

Bëhen dy fakte, që të bëjnë të besosh se po, ka një plan i cili lidhet me refugjatët, të cilët nuk kanë Shqipërinë destinacion por që në kushtet e krijuara me Turqinë e mbyllur, me Italinë e Salvinit, ata mund të përdorin Shqipërinë si korridor që i çon në Mal të Zi e më pas në Kroaci.

Shqipëria i ka të gjitha gjasat sot, gjeograkisht dhe politikisht, që të jetë ky korridor, sidomos me Turqinë, që kërcënon
për të disatën herë me dhënien fund të marrëveshjes me BE-në, duke i kërkuar si kusht liberalizmin e vizave.
Por ndërkohë që ne postojmë statuse emocionuese historike, hamendësojmë skenarë se si po na e fut ne shqiptarëve Europa, ndërkaq Serbia, sa për dijeni, ka nënshkruar një çek prej 28 milionë eurosh me Komisionin Europian, për të ngritur ‘shelter’ strehë/qendër për emigrantët.

Janë 6 piketat mbi të cilat Strategjia e Zgjerimit e Komisionit Europian, e publikuar në shkurt, përcakton të ardhmen
europiane të Ballkanit Perëndimor dhe njëra nga të gjashta thotë tekstualisht: Iniciativa për të përforcuar angazhimin në çështjet e sigurisë dhe emigracionit. Bashkëpunim i përforcuar në luftën kundër krimit të organizuar, luftës kundër
terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe në rritjen e sigurisë në ku për të menaxhuar uksin
e emigrantëve.

Pra, motorri i policisë – Kurtz – Xhafaj – Avramapoulos – 6 piketat e strategjisë së zgjerimit – polici EU në ku,
të çojnë tek lajmi: Shqipëria mund të jetë pritëse e refugjatëve dhe këtu nuk duket të ketë ndonjë skenar të orëve të fundit, as nuk është llimi apo fundi i një historie. Më shumë se çdo gjë, disa policë që vijnë nga Europa, vetëm më të besueshme e bëjnë Shqipërinë.

Dhe sa për refugjatët, nuk do rrinë në Shqipëri. Sepse e kemi zakon që llimisht fryjmë dhe pastaj kur mbaron lufta kuptojmë se na mori turma dhe në vend të informacionit vendin e zë dezinformacioni.

Këto ishin 3 fakte, ndërsa moralisht si shoqëri nuk na takon as 100 vitet e ardhshëm të bëhemi racistë e të urrejmë
refugjatët, se janë njerëz, janë fëmijë që i kanë ikur luftës dhe kanë parë vdekjen me sy – nga ne që jemi popull emigrant!

Dikush mund të ketë merakun e islamizmit radikal dhe për këtë askush s’ka faj, se frikë kemi të gjithë nga ekstremizmi që kërcënon sot Europën dhe botën, por diskutimi është shterpë sepse edhe sikur mes refugjatëve që marrim me mend se do t’i presë përkohësisht vendi ynë, të ketë elementë të tillë, do jetë aq të kontrolluar, boll të lexojmë me vëmendje faktet që përmenden më lart dhe të mendosh se më frikë duhet të kemi kur shkojmë tek Eiffel në Paris dhe Big Ben në Londër.

Refugjatët janë një krizë historike, janë një temë që kanë ndarë udhëheqës e burra shtetesh, janë më së shumti viktima të politikës së poshtër e dinake dhe njerëzisht duhet të tregohemi edhe ne si shoqëri! Sa për ne gazetarët, s’e kemi për herë rë parë që na shpëtojnë lajmet se në vend të merremi me lajmin e kemi mendjen jo rrallë të bëjmë gallatë, siç ndodhi me foton me më shume like të kryeministrit Rama, ajo me motorrin vjenez. (tiranapost)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Turi për t’u përshëndetur, por i pamjaftueshëm i Ramës për hapjen e negociatave
Previous article A do të çimentojë Trump aleancën Kinë-Rusi?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k