• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Projektligj i jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar
Home
Blog

Projektligj i jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar

June 10th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Gjergj Erebara/

Projektligji “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës me Objekti “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” përcakton që kompania “Fusha” sh.p.k, e njohur për fitimin e tenderëve të shumtë nga qeverisja socialiste dhe bashkia e Tiranës, do të marrë pa garë një sipërfaqe të papërcaktuar toke që sot është pronë publike “në shkëmbim të përfitimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar”, duke mos kryer asnjë analizë ekonomike për koston dhe përfitimin e publikut. Projektligji u publikua në faqen e konsultimeve publike të qeverisë dhe duket sikur mbështet ato që gjatë muajve të fundit ishin akuza për klientelizëm nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas projektligjit, qeveria do të krijojë një Komision Negocimi me kryesimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili, pavarësisht titullit “komision negocimi” do të ketë për detyrë të përfaqësojë pronarin shtet të truallit të Teatrit Kombëtar si dhe t’ia kalojë këtë truall kompanisë “Fusha” sh.p.k.

As tender, as privatizim dhe as koncesion

Prona publike në Shqipëri i nënshtrohet procedurave ekzistuese ligjore në rastet e privatizimit apo “partneritetit publik privat”, procedura që imponojnë së paku nevojën e një gare mes subjekteve të ndryshme të interesuara. Por jo në rastin e Teatrit Kombëtar. Qeveria ka vendosur të anashkalojë ligjet ekzistuese të vendit për të propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm, një praktikë që ngre pikëpyetje shtesë për klientelizëm dhe parapërcaktim të fituesit jashtë procesit normal ligjor.

Projekti i qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar për llogari të një kompanie private, e cila ka në plan të ndërtojë një bllok pallatesh, ka hasur kundërshtitë e forta të komunitetit të artistëve, të cilët argumentojnë se projekti i të ashtuquajturit “Teatër Kombëtar” që shoqëron pallatet shumëkatëshe nuk është një teatër funksional në shërbim të teatrit, por një sajesë për të justifikuar përvetësimin e një sipërfaqeje prej mijëra metrash katrore tokë publike.

Shqetësime ka gjithashtu për shkatërrimin e ndërtesave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, të cilat janë ndërtuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe që shumë ekspertë mendojnë se duhet të ruhen si trashëgimi historike e vendit.

Partia Demokratike në opozitë iu shtua kritikëve të planit të Kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar si një rast tipik klientelizmi politik me pronën publike.

“Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë negocimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi”, deklaroi Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike.

“Qëllimi i vetëm është të realizohet një projekt I klientit të Ramës, jashtë cdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi,” shtoi Vokshi.

Fusha sh.p.k është një kompani e njohur për tenderë të fituar pranë fondeve limit të prokurimit të punëve publike, veçanërisht në Bashkinë Tiranë.

BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bisedë me një killer serash që mbjell, korr dhe shet vdekje
Previous article Brezi i ëndrrave të humbura

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k