• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Koncerti i Ermal Metës/ Popull dele, idiot dhe derdimen
Home
Blog

Koncerti i Ermal Metës/ Popull dele, idiot dhe derdimen

June 3rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ergys Mërtiri/ 

Prania e madhe e njerëzve në koncertin e djeshëm të Ermal Metës është një lajm i keq që vetëm na tregon sesa derdimen ka mbetur ky popull. Si mund të shkosh në një koncert të organizuar nga politika, për qëllime qartësisht dhe paturpësisht propagandistike, kur kjo politikë po ta nxin dhe vështirëson jetën çdo ditë, duke të varfëruar, përçudnuar, tallur e shpërfillur?

Si mund të marrësh pjesë në ahengjet e një qeverisjeje që po e kthen gjithë kombin në emigrant potencial, duke mos mbetur më njeri me dëshirën të jetojë në atdheun e vet?

Si mund të shkosh të zhgërryesh në cirkun e pushtetit, kur ai po ta bën jetën cirk me problemet që hap, ndërsa pushtëron me banda kriminelësh e trafikantësh, në mënyrën më të degjeneruar, të paparë ndonjëherë?

Si mund të shkosh e të englendisesh në koncertet e shndërruara në fushatë elektorale nga një kryetar bashkie që po shkatërron me beton çdo resurs e çdo hapësirë të këtij qyteti duke ua vënë ato në shërbim oligarkëve, ndërsa po shtrydh me taksa, gjobëvënie, e mungesë shërbimesh çdo bulzë djerse të njerëzve që nuk merren me pisllëqe?

Po të jetë për dashurinë për artin, ky popull ka dhënë prova që nuk ia ndjen.

Në këtë vend kanë ardhur Ëitesnake, Deep Purple, apo qoftë edhe Zucchero, nëse muzika italiane është më pranë shijeve të këtij publiku, dhe as ia ka ndjerë kujt.

Edhe argumenti se njerëzit kishin dalë për të mbështetur Ermalin për suksesin e tij, nuk qendron, për sa kohë as 200 vetë nuk dolën kur Eda Zari dhe Elina Duni, muzikante shumë herë më të mira dhe të suksesshme se Ermal Meta, mbajtën koncert në Tiranë, madje edhe me një mision dhe mesazh të rëndësishëm në dobi të të gjithëve: Mos ma prek Valbonën!

Pjesëmarrja në koncertin e Ermal Metës, përtej vlerësimit për të tij si artist, tregon vetëm sesa dele jemi.

Jemi viktima të mjera të marketingut e propagandës, qenie me një paaftësi të thellë për të menduar dhe gjykuar mbi atë që bëjmë. Jemi veç një turmë e bindur dhe nënshtruar që tërhiqemi prej hunde dhe shkojmë nga të na dërgojnë ata që na shkelin me këmbë.

Turremi si bagëti drejt këmborës që tundin reklamat pa ditur për ku dhe pse, ndërsa zgjedhim për barinj, pikërisht kasapët.

Bukë dhe cirk, ishte formula e vjeter romake për ta mbajtur popullin në hutim e nënshtrim. Jo vetëm që këta 2 mijë vjet nuk na kanë shërbyer për ta kuptuar sesi na e fusin, por përkundrazi, jemi idiotizuar më keq. Këta na kanë hequr edhe bukën dhe na gënjejnë vetëm me cirk.

Bravo iu qoftë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qasja e Trump ndaj diplomacisë sipas modelit të Kaiser Wilhelm II
Previous article Përjetimet për gjumin, erosin, vdekjen, macen, ekzistencën, artin dhe Leonard Cohen

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k