• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR YZEIRI/ Vërtet e meritojmë këtë fat?
Home
Blog

ILIR YZEIRI/ Vërtet e meritojmë këtë fat?

June 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nëse ka një institucion të shenjtë që e dallon njeriun nga gjithçka që ndodhet rrotull tij, nga kafshët, nga drurët, nga ujërat, nga ajri, kjo është fjala.  Pa u futur thellë as në antropologji dhe as në komunikim apo në teoritë e ligjërimeve, po kujtoj vetëm që fjalët ruajnë botën në mënyrë simbolike. Pas tyre është gjithë njohja jonë dhe përmes tyre ne ndihim njëri-tjetrin që të shtyjmë më tej jetën, veprimet tona dhe po ashtu, përmes tyre, i tregojmë njëri-tjetrit botën. Sot në Shqipëri fjala e ka humbur gjithë magjinë që ajo shenjon. Sot në Shqipëri fjala po përdoret si një leckë e ndyrë dhe e pisët këmbësh që u hidhet shqiptarëve në fytyrë me qëllimin që t’u shkatërrojë atyre simbolikën e jetës. Flamurin e kësaj ndotjeje të ndyrë e të llahtarshme e kanë marrë deputetët e opozitës, të cilët janë lëshuar nga znixhirët e vetëpërmbajtjes njërezorë dhe kafshojnë me fjalë të ndyra çdo hapësirë të lirë që gjejnë përpara.

Nuk më intereson nëse kanë të drejtë apo jo. Ajo që ndiej në këtë çast është se fjala nuk mund të shpërdorohet kështu dhe nuk mund të ndoten shqiptarët nga mëngjesi në darkë me një fjalor të ndyrë, se nuk mund t’u vërvitet shqiptarëve në surrat nga mëngjesi në darkë vetëm llumi i zi i fjalëve të përdala.

Supozojmë për një çast se opozita ka të drejtë. Në një vend normal, opozita konstaton, mban shënim, denoncon në Kuvend dhe këtë e bën me sjellje prej zotërinjsh. Zgjedh një nga deputetët më të talentuar që ajo ka dhe në një seancë të posaçme ia numuron qeverisë të gjitha rastet kur ajo ka qenë e lidhur me krimin. Bën një autopsi të thellë të gjendjes dhe publiku dëgjon dhe reflekton vetë. Pas kësaj nuk flet më, por vazhdon të sillet si zotni në atë sallë të shenjtë. Ndjek jetën parlamentare, diskuton ligjet, sillet me korrektesë dhe me hijeshi. Mund të ndodhë ndonjëherë që seancat edhe mund të prishen dhe nervozizmi mund që të kapërcejë arsyen, njerëz janë dhe ata. Por kjo mund të ndodhë rrallë. Pas kësaj, në atë sallë duhet të vendoset hijeshia e debatit dhe e rendit të fjalëve. Atje, në atë sallë, vendin kryesor duhet ta zërë fjala e mençur dhe heshtja kur të tjerët flasin. Vetëm kështu shqiptarët do të dallojnë se opozita është me e zonja se qeveria, se deputetët e opozitës kanë integritet moral më të lartë se ata të shumicës, Vetëm kështu shqiptarët do të binden se ka ardhur koha që kjo qeveri të ndërrohet. Por si mund të ndërrohet kjo qeveri kur një tufë horrash dhe njerëz pa asnjë integritet, nga mëngjesi në darkë bllokojnë atë institucion dhe nxjerrin nga goja një lumë me llum të zi, me sharje e fyerje, me kërcënime e me idiotësi. Kështu debati nuk është më njerëzor dhe institucioni i fjalës e ka humbur peshën. Në vend të fjalëve lëshohen klithma, ulërima, sharje dhe kërcënime pa asnjë objekt.

Ka shumë legjenda për institucionin e fjalës në Shqipëri. Odat e burrave, kuvendet e malësive tregojnë se shqiptarët e kanë pasur të shenjtë fjalën dhe se atë nuk mund ta përdhoste lehtësisht askush. Ata që kishin të drejtën e fjalës në një Kuvend Burrash, ishin njerëz të spikatur dhe mbi të gjitha, të mençur e të zotë. Ajo që thuhej në atë Kuvend ishte ligj dhe kishte vlerën e një veprimi të shenjtë. Si ka mundësi që këta deputetë nuk shqetësohen se me këtë sjellje po nëpërkëmbin traditën më të mirë të shqiptarëve, po na paraqesin në sy të botës si ato fiset e shthurura apo si… nuk gjej asnjë fjalë për krahasim. Edhe kafshët kanë një kod më rigoroz dhe arrijnë të kuptohen e të merren vesh, megjithëse në fillim lehin dhe ulërasin, por me masë e bëjnë edhe këtë.

Vetëm në një rast të tillë e ke të vështirë ta ilustrosh idenë tënde me ndonjë shembull nga jashtë apo brenda.  Opozita është alternativa qeverisëse dhe punon që të vijë në qeveri. Nuk mund dhe nuk ka asnjë mundësi që ajo të rrijë nga mëngjesi në darkë duke nxjerrë nga goja vrer edhe sikur të ketë të drejtë. Sepse ajo e ka një shans. Vijnë zgjedhjet dhe ajo po të dijë të sillet si alternativë e vërtetë qeverisëse e dërgon në shtëpi qeverinë dhe qeveris vetë. Mirëpo opozita jonë është e vetmja në botë që nuk do të qeverisë dhe nuk punon që të jetë alternativë. Ajo ka zgjedhur që të jetë vetëm një turbinë e ndyrë që nxjerr ujë të zi dhe ua vërtit shqiptarëve në fytyrë. Sa për qeverinë, tani të gjithë po bindemi se me këtë opozitë ajo nuk ikën nga pushteti. Nëse shoqëria shqiptare nuk gjen forcë që të pordhojë një alternativë tjetër opozitare, vendi do të vuajë për një kohë të gjatë nga një qeveri e vetëkanaqur dhe nga një pseudoopozitë që vetëm do t’ua nxijë jetën shqiptarëve me llumin e zi të fjalëve që nxjerr nga goja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLAUDIA MALAJ/ Pse e braktisi opozita Babalen?
Previous article Refreni “Arritën barbarët”, një sjellje e Ramës, që i dënon me vdekje negociatat

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k