• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
IGOR LASIÇ/ Kroacia, anëtarja më e pakënaqur e BE
Home
Blog

IGOR LASIÇ/ Kroacia, anëtarja më e pakënaqur e BE

May 30th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në Kroaci vetëm pesë vite pas futjes në BE është shtuar dukshëm qëndrimi negativ ndaj tij. Ekspertët thonë se kroatët kanë shumë shkaqe pse kanë qëndrime negative ndaj BE-së.

Studimet më të reja për disponimin e banorëve të vendeve të Bashkimit Evropian (Eurobarometri) tregojnë se në shumë vende të cilat janë anëtarësuar së fundi po rriten simpatitë ndaj BE, por jo edhe në Kroaci. Gati 60% e të anketuarve e mbështet anëtarësimin në BE, ndërsa në Kroaci ka rënë kjo përqindje në vetëm 36 %. Kjo do të thotë se numri i mbështetësve është zvogëluar me 7% brenda vetëm një viti.

Ndërsa 49 % e kroatëve kanë një qëndrim neutral ndaj BE. Ndërkohë që 46 % e shtetasve të Kroacisë mendojnë se gjërat në BE po shkojnë në drejtim të gabuar. Po pse kroatët kanë qëndrime kaq negative ndaj BE?

Dëshpërimi dhe mosbesimi

„Rënia e besimit nuk e befason askend”, thotë Berto Shalaj nga Fakulteti i shkencave politike në Zagreb. Sipas tij, BE nuk është duke funksionuar si duhet në aspektin ekonomik dhe social, nuk është mundësuar një sistem më i mirë shëndetësor dhe një shkollim më i mirë. Ndërkohë që standardi i pensionistëve po bie gjithnjë e më shumë. Një aspekt tjetër problematik është edhe sistemi i marrjes së vendimeve të rëndësishme në BE. Kroatët nuk janë mësuar me një nivel të lartë të demokracisë, ndërsa BE e ka rrënur këtë sistem edhe më shumë. “Brukseli e ka larguar mekanizmin e marrjes së vendimeve nga populli”, thotë Shalaj. Parlamenti Evropian nuk pyetet për asgjë të rëndësishme, ndaj dëshpërimi është pasojë logjike. E gjitha kjo ka shkaktuar ngritjen e skepticizmit kroat ndaj BE.

Migrimet

„Kroacia dhe një pjesë e madhe e BE-së gjendet aktualisht mes teknokratizmit dhe populizmit. Mes distancimit dhe ekspertizës së Macronit dhe djathtistëve që kanë fituar pushtetin në Itali”, thotë Shalaj për DW. Sa i përket nivelit të shkencës në vend, Shalaj thotë se “Kroacia nuk duhet të ikë nga përgjegjësia e vet”. Por fakt është që në këtë vend ka më pak mjete financiare për projekte serioze nga fondet evropiane. Nga këto fonde financohen vetëm projektet e vogla dhe jo ato të mëdha dhe komplekse.”

Ndërsa sociologu Toni Prug mendon se shkaku i mungesës së mjeteve financiare ka të bëjë edhe me mungesën e interesit të shkencëtarëve kroatë për këto tema. Në BE ekziston frika nga rritja e influencës së nacionalizmit, por ende i besohet sistemit të tregut të hapur. Por problemet po shtohen. Nga Kroacia është larguar një numër i madh i njerëzve e dihet që njerëzit ikin vetëm në kohërat e krizave, thotë Prug. Këtë gjendje e dëshmon edhe fakti që 29% e të ardhurave përdoren për ushqime.

Modeli i keq i integrimit

“Mesatarisht në BE shpenzohen vetëm 12 % e të ardhurave për ushqime. Të ardhurat në Kroaci janë më të ulëta se në vendet e tjera, ndaj është e qartë që gati një e treta e rrogave shpenzohet për ushqime. Banka e Zagrebit aktualisht jep kredi me interes prej 3,72 %. Ndërsa UniCredit ofron në Itali kredi me interes prej 1-2%.

Toni Prug thotë se në Kroaci kemi edhe një model të keq integrimi dhe lëshime të tjera. Ndaj nuk të befason fakti që në Kroaci po bie interesimi i njerëzve për BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IVICA PETROVIC/ Festivali "Mirëdita, dobar dan" në Beograd
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Rreziqet e një basti publik…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k