• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Rreziqet e një basti publik…
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Rreziqet e një basti publik…

May 30th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, një nga tre denoncuesit e parë të “përgjimit nga dëshmitari X”, ka deklaruar, në formën e bastit publik, se ekspertiza e përgjimit mes Albert Veliut dhe Agron Xhafës (i pretenduar) do të dalë fals.

Ky bast publik, sado ironi të ketë brenda, e thënë nga një jurist i mirë, një deputet, dhe një njeri shumë më i formuar dhe kulturuar se mijëra shqiptarë të tjerë, mbart një tufë dyshimesh e rreziqesh mbi vete. Atë që shoh unë si më të madhin dhe më të habitshim, është se mos ndoshta tashmë nuk u besojmë më as institucioneve jashtë vendit?!

E bëj në formën e pyetjes, sepse kam ende një shpresë se nuk është e vërtetë. Nuk mbaj mend në këto 28 vitet e gjasme-demokracisë, që një opozitë të ketë besuar tek intitucionet e brendshme, por të paktën tek ato të partnerëve nuk ka pasur dyshime. Të forta të paktën. Ndërsa mendimi që po zë vend prej disa ditësh dhe që u shpreh fare mirë edhe nëpërmjet sfidës së Alibeajt, është se “këta” mund të ndërhyjnë dhe të manipulojnë edhe institucionet jashtë Shqipërisë. Nuk mendoj se institucionet botërore janë të kristalta, por paragjykimi përherë është jo i kristaltë, për të mos thënë i pistë.

Pas kësaj më lind e drejta të pyes: A di ndonjë gjë më shumë Alibeaj që është i gatshëm të vendosë edhe një bast publik? Dhe mbi të gjitha, pyetja që do të doja të kisha një përgjigje, jo vetëm nga Alibeaj, është: Tek cilat institucione beson Partia Demokratike, nëse jo shqiptare dhe jo ndërkombëtare?! Mua më duket se problemi i mosbesimit tek institucionet, është më i madh se sa rotacioni i pushtetit. Ky problem ishte edhe kur në krye të partive respektive ishin Berisha dhe Nano, po njëlloj është edhe tani kur janë “të rinjtë” Basha-Rama. Nëse nuk arrijmë të kemi besim tek institucionet dhe “paranoja” kalon edhe më tutje, atëherë si do mundet të ndërtojmë ndonjëherë administratë që nuk do lëkundet sado të ndryshojë qeveria? Gjithë të tjerat, koha ka treguar se janë vecc palaccollëqe të politikës shqiptare, që ashtu si nxjerrin dhëmbët të hënën duke i hungëritur njëri tjetrit, po ashtu të martën ecin krah për krah duke tundur bishtin, pasi kanë gjetur koordinatat e përbashkëta gjatë natës. Jemi dëshmitarë, dhe jo X, se kjo ka ndodhur me dhjetëra herë, dhe njerëzit janë përdorur po aq herë.

Po aq dëshmitarë jemi se të vetmet që e kanë pësuar sa herë janë skërmitur, apo përqafuar ata, kanë qenë institucionet shqiptare, që janë bërë më të brishta e më të goditshme dhe afërmendsh në shumë raste edhe më të paafta.

Ndoshta ka ardhur koha që vetë institucionet të marrin në dorë fatet e tyre. Pa pyetur për mosbesimet dhe ndërhyrjet e errëta të politikës. Pa i përzgjedhur “peshqit” që do kapin. Vetëm në këtë mënyrë besoj do i jepet fund pafundësisë së përdorimit të tyre nga politika, sepse kjo e fundit me dashje nuk ka për të hequr dorë ndonjëherë. Por sigurisht që për këtë duhet pak moral, guxim dhe ndjenjë detyre të cilën ta kanë besuar. Ne jemi në emergjencë për institucione të besueshme, por edhe për pak besim tek institucionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IGOR LASIÇ/ Kroacia, anëtarja më e pakënaqur e BE
Previous article MICHAEL BRAUN/ Kroaci, turizëm në kurriz të natyrës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k