• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
DANIEL HEINRICH/ Erdogani – Fjalë të forta, efekt i dobët
Home
Blog

DANIEL HEINRICH/ Erdogani – Fjalë të forta, efekt i dobët

May 29th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Lira turke po humbet gjithnjë e më tepër vlerën e besimi në forcën ekonomike të vendit po bie. Presidenti Erdogan fajëson fuqitë e huaja. Ekspertët mendojnë se një pjesë të fajit për mizerjen ekonomike të vendit e ka ai.

Një gjë duhet pranuar për Recep Tayyip Erdoganin, duhet pranuar që presidentit turk nuk i mungojnë idetë e jashtëzakonshme. Gjatë një mitingu fushate elektorale ai i bëri thirrje qytetarëve që të kthejnë në monedhë turke paratë që kanë në dollar ose euro: “Vëllezër, dollarët ose eurot që keni nën jastëk, kthejini në lira. Së bashku ne do e përballojmë këtë komplot”, u bëri ai thirrje idhtarëve që tundnin flamurin e tij në qytetin turko lindor, Erzurum.

Shkak për apelin e Erdoganit është humbja e madhe e vlerës së lirës turke. Në gjashtë muajt e fundit lira ka rënë me gati 20 përqind të vlerës. Erdogan nuk shikon arsye ekonomike tek kjo gjë, por vetëm konspiracion të financiarëve vendas dhe të huaj.

Kërkohet kontrolli mbi bankën kombëtare

Përveç apelit, presidenti turk njoftoi se mbas zgjedhjes në zgjedhjet presidenciale në fund të qershorit, ai do të kërkojë të vendosë kontrollin mbi Bankën kombëtare, deri tani të pavarur. Kjo e bën Marcel Fratzscher, të rrudhë ballin. Fratzscher është president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW). Ai mendon se Erdogan është bashkëpërgjegjës për mizerjen ekonomike të Turqisë. Njoftimi i Presidentit se do i heqë pavarësinë Bankës Qendrore turke, për të marrë përsipër marrjen e vendimeve që duhet të marrë banka, është “një nga arsyet kryesore të krizës ekonomike të Turqisë”. Si pasojë e një politike ekonomike të gabuar, mendon Fratzscher, gjithnjë e më shumë turq do largohen nga vendi ose do i dërgojnë kursimet e tyre jashtë Turqisë.

Koncepti i ekonomisë turke në rrezik

Në fakt gjendja e ekonomisë turke është serioze. Kjo ka të bëjë edhe me atë që modeli ekonomik ka ndryshuar vitet e fundit. Prej vitesh Turqia ka importuar më shumë mallra se sa ka eksportuar. Si shpërblim gjithnjë e më shumë të huaj kanë investuar në Turqi paratë e tyre, sepse shpresonin të merrnin më shumë përfitime. Ky konstrukt u zhvillua mirë vite me radhë, dhe vendi ishte në rrugë të mirë ekonomike. Por, pas përpjekjes për puç 2016 dhe valës së arrestimeve dhe shkarkimeve, investorët e huaj e humbën besimin. Ndërkohë deficiti i llogarive rrjedhëse ka arritur pesë përqind. Niveli i inflacionit është aktualisht në 11 përqind, më shumë se dyfishi prej 5 përqind që ka vënë si objektiv Banka Qendrore turke.

Erdogan kundër rritjes së përqindjes

Sjellja e Erdoganit në çështjet ekonomike e bën situatën edhe më të vështirë. Për të ndaluar inflacionin dhe rënien e monedhës vendase, Banka Qendrore zakonisht rrit përqindjet. Por në Turqi, presidenti Erdogan lufton këtë formulë bazë të politikës ekonomike. Ai jo vetëm që flet hapur në publik kundër rritjes së përqindjeve, por ushtron presion ndaj ekspertëve të pavarur të politikës monetare, që të ulin përqindjet. Një arsye mund të jetë se Erdogan trembet se rritja e përqindjeve do të zbehë rritjen ekonomike prej 7,4 përqind të vitit të kaluar. Politika e deritanishme ekonomike, ka qenë një nga arsyet e suksesit të Erdoganit dhe partisë në pushtet, AKP. Presidenti vazhdon të jetë i preferuar tek idhtarët e tij, meqenëse shumë prej tyre ia dinë për nder përmirësimin e mirëqënies ekonomike./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithë duan respekt dhe sidomos Vladimir Putin
Previous article Si të shkruajmë programe të mira televizive, audiencat në kërkim

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k