• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
PANDELI PANI/ BE-ja u shpall luftë mbetjeve plastike
Home
Blog

PANDELI PANI/ BE-ja u shpall luftë mbetjeve plastike

May 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Komisioni i BE-së dëshiron të ndalojë produktet plastike njëpërdorimshe. Qëllimi është të frenohet ndotja e lumenjve dhe e deteve me mbetje plastike.

Gota, pjata, thika apo pirunë prej plastike, pastruese veshësh prej plastike e plot objekte të tjera njëpërdorimshe prej plastike – ndotin mjedisin dhe janë kthyer në një problem të madh edhe për peshqit dhe qeniet e tjera të gjalla në dete dhe në oqeane. Shumë prej këtyre objekteve  njëpërdorimshe mund të zëvendësohen në masë të gjërë dhe me çmime të arsyeshme me të tjera. Prandaj Komisioni i BE-së synon t’i ndalojë ato. Paketa e masave paraqitet sot (28.05.2017) në Bruksel.

Sipas informacioneve të medieve gjermane pritet të kufizohen edhe paketimet prej plastike të dyqaneve apo restoranteve. Prodhuesit e paketimeve për dyqanet që ofrojnë fast food duhet të mbajnë kostot e riciklimit të mbeturinave – madje edhe atyre në oqeane – dhe të financojnë fushatat e edukimit mjedisor.

Taksë 80 cent për kilogram mbeturina plastike

Komisioneri i BE-së për buxhetin, Günther Oettinger, planifikon gjithashtu të vendosë një taksë për mbeturinat plastike, e cila sipas deklaratave të tij nuk duhet të rëndojë drejtpërdrejtë konsumatorët: “Propozimi ynë është që secili shtet anëtar të paguajë një shumë të caktuar në buxhetin e BE për kilogram mbeturinash plastike të paricikluara”, tha Oettinger për mediat. Mendohet që kjo taksë kombëtare të jetë 80 cent për kilogram mbeturinash plastike.

Günther Oettinger paralajmëroi se: “Plastika është problemi i ri mjedisor në oqeane si dhe në qytetet tona dhe ajo hyn në zinxhirin ushqimor nëpërmjet oqeaneve, kështu që çdo ditë ne hamë bashkë me ushqimin grimca të vogla plastike”. Evropa dhe Gjermania prodhojnë shumë plastikë të pariciklueshme.

Shumë shtete anëtare, ndër to edhe Gjermania, e refuzojnë një taksë të tillë./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Historia tronditëse e Hendrik Jagodës, krahut të djathtë të Stalinit: Nga vrasjet e punët e pista, tek perversitetet seksuale
Previous article BERND RIEGERT/ Po tani? Në Itali populistët dështojnë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k