• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDI JAKU/ Gazetari X i PD
Home
Blog

EDI JAKU/ Gazetari X i PD

May 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kryeredaktori i gazetes Rilindja Demokratike (të shtunën shumica e shqipetareve mori vesh qe akoma ekziston RD) nuk mund te quhet gazetar.

As protestues nuk mund ta quajme se i japim atribute qe nuk i ka dhe i rrisim vlerat. Ai eshte thjesht nje provokator i rendomte qe provokoi policine e shtetit qe ta godisnin.

Fiks ashtu si Babalja qe deklaron se provokoi Agron Xhafajn i shtyre nga inati qe vete kishte bere burg dhe Agroni i kishte shpetuar burgut, apo qe vellai i Agronit eshte minister ndersa djali i Babales eshte kamarier.

Arsyeja qe i bashkon keta dy personazhe bashke eshte se te dy jane X(iks), pra te panjohur deri dje. Arsyeja qe i bashkon keta te dy me Partine Demokratike, eshte se aty gjejne provokatore te ngjashem si vetja.

PD po kthehet dalengadale ne nje parti provokatoresh. Peshku qelbet nga koka dhe keni vene re qe Basha prej 5 vitesh kryetar i PD ne opozite, nuk ka artikuluar njehere te vetme kerkesen per zgjedhje te parakohshme?!

Mund te jete rast unik ne bote qe nje parti ish qeverisese, ngre nje mal me akuza, organizon protesta dhe.. nuk kerkon te vije ne pushtet..

Po atehere per çfare i ben? Per provokim! Duke e ditur qe nuk vjen kurre ne pushtet, shpreson qe te marre qyl thela pushteti..

Çdo njeri e sheh veten ne pasqyre, ja njeh limitet vetes dhe e kupton sa vlen.. Ashtu si Lulzim Basha qe e ka kuptuar qe me merite nuk ka shance te behet kryeminister, edhe Bledi Kasmi, kryeredaktor i periferikes RD e ka kuptuar qe nuk mund te behet kurre gazetar.

Shikon koleget e tij qe kane bere karriere ne profesion. Ftohen neper studio televizionesh, japin opinione dhe paguhen mire. Portalet apo gazetat qe drejtojne lexohen dhe kane sukses kurse ky vete ka ngelur ne vend numero.

Gazeten nuk ja blen kush, portalin nuk ja klikon kush, por ç’eshte me e keqja vete drejtuesit e Partise Demokratike nuk e honepsin. Kane zgjedhur te tjera “pena me te forta” apo te tjera “fytyra me te kuruara” per t’ju bere fresk.

Ndaj dje vendosi te beje heroin. Meqenese lajmin nuk ja blen kush, vendosi qe lajmi te behej vete.

Provokoi policin ne vijen e pare te perplasjes dhe nga 3-4 gjuajtje me shkop gome gjithsej qe u gjuajten dje ne gjithe protesten, per fat njeri e kapi.

Pamjet i pame te gjithe dhe kuptohet qe asnje nga veprimet qe po bente nuk kishte lidhje me gazetarine, por halli i madh qe kishte zene drejtuesit e PD per t’ju arratisur pyetjeve mbi deshtimin e protestes bene qe drejtimi i paditur te merrte emrin e Bledi Kasmit.

Keshtu dje neper portale, te gjithe ja pame fytyren dhe ja mesuam emrin dhe zellin ndaj Partise Demokratike.

Keshtu qe ndoshta si gazetar nuk do mund te beje hajer ndonjehere, por ndoshta me kete gjest te djeshem ka shance te mira per tu bere ..deputet i listes Basha 2.

Tek e fundit çfare kane me teper Salinjani dhe çuni Fahriut ne krah te Bashes, qe te mos e kete gazetari X i PD Blendi Kasmi?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Antiamerikanët që duan të destabilizojnë Shqipërinë për të siguruar...
Previous article Analiza e vitit 1903/ “Shqipëtarët prap do të humbasin, se jemi komb i ftohtë…”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k