• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KLAUDIA MALAJ/ Unë nuk dal në protestë për BABALEN
Home
Blog

KLAUDIA MALAJ/ Unë nuk dal në protestë për BABALEN

May 25th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ditën e shtunë Opozita e Bashkuar në Shqipëri ka paralajmëruar një protestë pa afat përballë Kryeministrisë. Tema e protestës: “Babalja, droga, Xhafaj, qeveria, keqqeverisja…”  dhe shumë emra të tjerë që mund të radhisim.

Përveç militantëve, të ftuar janë edhe të gjithë qytetarët e revoltuar me qeverisjen aktuale.

Opozita nga padurimi po nxit një revolt qytetare për të cilën edhe vet nuk mban përgjegjësi për çfarë mund të ndodh. Të protestosh është një e drejtë që mbrohet edhe me ligj.

Përse duhet të protestojë qytetari i thjeshtë, me të ardhura minimale, për një Babale?

Unë nuk dal në protestë për Babalen dhe punët e pista të familjarëve të zyrtarëve. Kjo vendoset me vullnet të lirë dhe votë. Por, jo me ato vota që blihen me 100, 200 euro, iPhone apo pushime për militantët e preferuar.

Nuk dal në protestë për të dëgjuar deklaratat dhe dashurinë e shtirur e të humburve në zgjedhje, të cilët u rrëzuan me votën e qytetarëve dhe me braktisjen e procesit zgjedhor, duke humbur besimin tek të dy forca e mëdha (që mbetën në opozitë) dhe partitë aleate.

Përse nuk është çuar opozita në protestë për çmimin e energjisë elektrike, për ujin, për ushqimet e shtrenjta, për fermerin i cili e ka lakun në fyt, për karburantin, për rrogat e ulëta të cilat nuk dalin të mbyllësh dy javë, për emërimet prej militanti në administratë, për mijëra punonjës që punojnë të pa siguruar?

Pse nuk çohet në protestë opozita për të gjitha rastet e publikuara në media ku mësuesit rrahin apo ngacmojnë seksualisht nxënësit?

Përse nuk është çuar opozita në protestë për ikjen masive të shqiptarëve nëpër botë për një jetesë më të mirë? Por u bë nxitëse duke e kënduar këtë refren aq shpesh saqë ua mbushi mendjen të rinjve shqiptar që vërtet ja vlen të largohen. Është më e lehtë qeverisja me moshën e dytë dhe të tretë. Nuk kërkojnë shumë. Të rinjtë mund të përmbysin regjimet e padëshiruara.

Ja vlen të protestosh kur preket mirëqenia dhe jeta jote. Nuk protestoj për Babalen, por për gjithçka që lidhet me jetesën time!/AlpeNews.al

Ky material është ekskluziv i AlpeNews.al. Riprodhimi në media të tjera, bëhet vetëm me lejen e redaksisë. Faleminderit!

 

  • Tags
  • Klaudia Malaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sharlatanizëm, Donkishotizëm apo…
Previous article Karagjozi i SHQUP-it që bëri si vetja gjithë opozitën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k