• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Llogaridhënia e një qeverie, e cila mandatin e saj të dytë nuk e ka filluar ende
Home
Blog

Llogaridhënia e një qeverie, e cila mandatin e saj të dytë nuk e ka filluar ende

May 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ervis Iljazaj/

Çfarë llogarie mund të japë një qeveri, e cila nuk ka as një vit që ka fituar zgjedhjet? Çfarë politikash kaq të rëndësishme mund të ndërmarrë një qeveri brenda një viti për të cilat mund të japë llogari?

Po të shtosh këtu, kontekstin politik në të cilin është gjendur Shqipëria në vitin e fundit, atëherë, e kupton fare lehtë që, Qeveria Rama dy nuk e ka filluar mandatin e saj ende.

Një nga arsyet që ka penguar dialektikën politike normale, është padyshim Reforma në Drejtësi. Një Reformë rreth të cilës, u vërtitën të gjitha strategjitë politike, pasi, padyshim do të ndryshojë të gjithë sistemin juridiko-politik që është instaluar përgjatë gjithë tranzicionit shqiptar.

Në këtë kuptim, të gjitha iniciativat politike janë lënë mënjanë. Një situatë e tillë, ka bllokuar çdo politikë qeverisëse, çdo iniciativë politike domethënëse, çdo nxitje ekonomike, në pritje se çfarë do të sjellë Reforma në Drejtësi në kampin politik. Duket sikur asgjë nuk lëviz në planin e qeverisjes, por edhe në kampin opozitar që janë në protestë të vazhdueshme.

Sepse, para se të japë llogari, një qeveri duhet të qeverisë. Ndërsa, sot që flasim, pothuajse një vit nga fitimi i zgjedhjeve me mandat personal, Edi Rama, nuk ka filluar ta ushtrojë atë. Llogaridhënia, bëhet në momentin e duhur dhe për iniciativa ekonomike, të politikave sociale apo të jashtme të vendit, dhe jo për ditët se kur merret një certifikatë në gjendjen civile, apo për denoncimet publike për punonjës të administratës.

Për cilat nga këto politika po jep llogari qeveria në këtë moment?!

Ajo që pritej nga qeveria Rama dy në këto momente, ishte qëndrimi i kabinetit në zyra për të zbatuar reformat e rëndësishme, të cilat u ndërmorën në mandatin e saj të parë, por, që janë lënë përgjysmë në mandatin e saj të dytë. Ndërkohë që, e gjithë qeveria është e shpërndarë vërdallë nëpër Shqipëri, a thua se jemi në fushatë elektorale.

Por, sa më shumë një qeveri nuk qeveris, aq më tepër i drejtohet popullit.

Në fakt, llogaridhënia e qeverisë me publikun, e cila po zhvillohet nga Kryeministri Rama, nuk është asgjë tjetër, përveçse një fushatë zgjedhore e përhershme. Sjellja e Kryeministrit Rama, është sjellje e një politikani i cili e shikon veten sikur ndodhet gjithë kohës në fushatë elektorale.

Përtej shfaqjeve gazmore dhe batutave të Kryeministrit me popullin, llogaridhënia e kësaj qeverie nuk tregon asgjë për gjendjen e qeverisjes sot. Sepse, në radhë të parë, që qytetarët t’i kërkojnë llogari qeverisë për politika e saj, duhet të jenë të informuar.

Por, a mund të kemi një popull të informuar, i cili gjykon për qeverisjen nëpërmjet ERTV-së?

Giovanni Sartori shkruante para disa vitesh: “Teoria klasike e demokracisë duhet të bëjë llogaritë me “video-politikën”, ose më saktë me “njeriun video” (homo videns) dhe me një mënyrë komunikimi online. Ky faktor i ri, modifikon edhe njëherë natyrën e demosit ( popullit). Në fund të fundit demokracia është një qeveri e bazuar tek opinioni publik. Opinioni i qytetarëve mbi gjënë publike. Por, këta qytetarë që në të shkuarën kishin mendimet e tyre janë duke u zhdukur, duke u zëvendësuar nga njerëz që drejtohen dhe manipulohen nga videot. Në këtë mënyrë këmbët e demokracisë bëhen të brishta, e cila nënkupton një demokraci pa demos (popull), dhe bën legjitime pyetjen, nëse demokracia ka një të ardhme ?”.

Këtë pyetje duhet të bëjmë edhe ne. A ka të ardhme qeverisja demokratike me “llogaridhënien” dhe ERTV-në?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur me Shqipërinë të lidh vetëm frika
Previous article Protesta, morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k