• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Protesta, morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë
Home
Blog

Protesta, morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë

May 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Artur Rroshi/

Të protestosh për moralin politik disa njerëzve dhe qeverisë ju duket jashtë logjike.
Në fakt në fokusin tim morali politik e ka origjinën tek zgjedhjet e lira,tek vota e lirë.

Që të kemi zgjedhje të lira duhet më parë të kemi një sistem zgjedhor që garanton një garë të lirë për të gjitha partitë politike përfshirë ato që krijohen rishtas.

Kur kemi një kod zgjedhor të tillë vota e lirë e qytetarëve drejtohet tek kandidati apo partia politike që ka reputacion më të lartë në komunitet, pra prevalon morali politik i përfaqësuesve të partive politike.

Pra zgjedhjet e lira,vota e lire vendos një raport thelbësor morali midis qytetarit që ka votuar dhe politikanit që ka marrë votën.

Kur politikani prish raportin moral me qytetarin bie nga sistemi politik sepse nuk votohet më dhe ruajtja e këtij raporti i intereson edhe partise politike sepse humbet një mandat.

Pse qeveria sot nuk kujdeset për këtë raport moral me qytetarin?

Sepse sot kemi një sistem bipolar autokratik zgjedhor të kapur nga dy forcat kryesore majtas dhe djathtas,trendi i te cilit është vota që rrëmbehet, shitet, blihet, dhunohet,etj.

Them se PD si një forcë politike e qendrës së djathtë që vlerëson lirinë e individit duhet të ketë në rend dite lirinë e qytetarit në dimensionin e lirisë së votës.

Ky është thelbi i a-moralitetit që funksionon në qeverinë shqiptare.

Ka rrëmbyer votën dhe nuk ka detyrim ndaj qytetarit sepse e ka rrëmbyer sipas zotësisë së vetë të dhunuesit dhe jo zotësisë së përfaqësimit politik si alternativë bindëse.

Ky duhet të jetë boshti i protestës kundër qeverisë që ka referencë vesin dhe jo moralin.

Moslargimi i ministrit të brendshëm në mënyrë të vetëvullnetshme cënon moralin e qeverisjes,por largimi i tij nuk mjafton për Opozitën.

Qeverinë e largon graviteti i fuqishëm i moralit politik i ndërthurur me alternativën qeverisëse.

Denoncimet e Opozitës në mënyrë parciale ,të shkëputura sipas problemeve të ndryshme të ditës , krijojnë një paqartësi kaotike pa elementë fibrozë që konsolidojnë një strukturë të qëndrueshme strategjike të marrjes së pushtetit.

Duhet protestuar, por nuk mjafton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Llogaridhënia e një qeverie, e cila mandatin e saj të dytë nuk e ka filluar ende
Previous article Operacioni “Joshje & Kërcënim”, si fija e barit ku do të mbahet Basha!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k