• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Është më keq seç duket, nuk kemi Prokurori fare
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Është më keq seç duket, nuk kemi Prokurori fare

May 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes “Sulltani”.

Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare.
Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso “Babalja”.
Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtjeje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend.

Do t’i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre.
Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dh thirrje dëshmitarësh.

Natyrisht, ka nga ata që thonë se qeveria e kap lepurin me qerre dhe na duhet veç të presim e të shikojmë.
Por në ka një rast në botë që nuk duhet humbur asnjë sekondë, nëqoftëse pretendojmë për shtet, është pikërisht ky.

Sepse është njësoj si të shkojë në spital dikush, që i ka plasur apandesiti, dhe të mos e fusin në sallë të operacionit, por t’i japin paracetamol për t’i qetësuar dhimbjet.
Dhe kur prokurori nuk ka, si i bëhet, e marrim me qera apo e japim me konçension?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasojat e një deklarate të papërgjegjshme të Governatorit
Previous article Sugjerime analistësh që ofrojnë modelin e një kryeministri pazarxhi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k