• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
FOTO/ Njihuni me “Vori-t” e Putinit, kjo është mafia mbi të gjitha mafiat
Home
Blog

FOTO/ Njihuni me “Vori-t” e Putinit, kjo është mafia mbi të gjitha mafiat

May 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Mark Galeotti, The Economist/

Rusinë e Vladimir Putinit e kanë quajtur shumë gjëra: kleptokraci, shtet me autoritarizëm post-modern, dhe, përshkrimi jo fort i mirëpritur i Barak Obamës, “fuqi rajonale”. Por një tjetër përshkrim, që ngjiti më shumë, erdhi nga një prokuror spanjoll gjatë një gjyqi kundër mafias. Ai e quajti Rusinë moderne “një shtet mafioz”.

Është shprehje që të ngulitet, por çfarë kuptimi ka ky nocion në të vërtetë? Mark Galeotti, ekspert i kësaj fushe, ofron përgjigjen më të mirë deri më sot. “Vorit”, që do të thotë “vjedhësit”, përbëjnë një udhërrëfyes të qartë dhe shumëngjyrësh, që tregon se si krimi në Rusi është ndërthurur me politikën që në kohët e hershme.

Rregullat e pashkruara të kësaj bote të nëndheshme krimi janë krijuar që në kohën e carëve, kur bujkrobërit, një pjesë e madhe e popullatës ruse, jetonin sipas një kodi që miratonte vjedhjet e herëpashershme të feudalëve, (feudalët i mbanin bujkrobërit si të skllavëruar, paguheshin shumë pak për t’u punuar tokat, për të jetuar në to, por pa të drejta mbi prodhimin, mjetet e punës apo pronat). “Të prisje pemë për dru nga pyjet e carëve, nuk quhej vjedhje”, shkruan Galeoti.

Kjo frymë vazhdoi edhe gjatë komunizmit, kur midis udhëheqjes politike dhe qytetarëve të Bashkimit Sovjetik pati një cinizëm të ndërsjellë. Pasiguria, mungesa e mallrave bazë, hendeku i madh midis realitetit dhe ideologjisë që trumbetonte Bashkimi Sovjetik, bënë që të lulëzonin shumë struktura kriminale. Siç ndodh shpesh, burgu është “akademia” që shkollon anëtarët e kësaj kulture.

Fillimisht, Vorit sovjetikë (ky term përshkruan krerët kriminelë të të gjitha niveleve) i druheshin qeverisë dhe nuk lejonin që interesat e tyre të ngatërroheshin me ato të shtetit. Sukit, (bushtrat, siç quheshin të burgosurit që bashkëpunonin me zyrtarët) shiheshin me përçmim të madh.

Megjithatë, tmerri që solli Stalini me kampet e përqendrimit për kulakët, ndryshoi shumë gjëra dhe bëri që Vorit të bashkëpunojnë me zyrtarët e korruptueshëm të partisë, sa herë që u lindte nevoja për mbijetesë.

Kjo gjë solli një ndryshim rrënjësor jo vetëm për botën e nëndheshme të krimit, por për të gjithë vendin, e ndoshta për të gjithë botën.

Që kur erdhi në pushtet, plani i Putinit ishte të rikthente autoritetin e Kremlinit në vend. Vorit që donin të ishin të pavarur u hoqën qafe ose u lanë mënjanë, pasi u kishin marrë burimet.

Të tjerëve, atyre ishin më të gatshëm të bashkëpunonin me shtetin, u dhanë dorë të lirë për sa kohë që luanin sipas rregullave të reja të lojës: të shmangej dhuna destabilizuese dhe t’u nënshtroheshin interesave të sistemit shtetëror të Putinit, “bandës më të madhe në vend”.

Shteti e konsolidoi pushtetin, thotë Galeotti, por jo duke e zbutur botën e krimit, por duke e përthithur krimin në strukturat shtetërore.

Si përfundim, gangsterët u nacionalizuan dhe shteti kopjoi disa nga mënyrat e tyre të veprimit.Perestrojka e Gorbaçovit, në vitin 1980, jo vetëm që rrëzoi fuqinë e shtetit mbi rendin ligjor, por hapi një treg të ri të cilin Vorit kishin fuqinë ta shfrytëzonin më fort se kushdo tjetër.

Kaosi që pasoi, konkurrenca e rrëmujshme Hobesiane, një version i dhunshëm i kapitalizmit, u bënë “inkubatori” i përkryer për krijimin e një marke që mori nam të keq në gjithë botën: “mafia ruse”.

Kjo shkrirje midis krimit dhe shtetit nuk ka ndodhur vetëm në Rusi, por në të gjithë Perëndimin. Galeotti ka dokumentuar se si grupet kriminale kanë qenë të dobishëm për Kremlinin gjatë operacioneve gjysmë-të fshehta në Ukrainë.

Hakerët nga bota e nëndheshme e krimit janë po aq të dobishëm. Ata janë një forcë nën hije që mund të kryejë porosi të rëndësishme pa lënë shenjat e gishtave të shtetit.

Sipas Gaelottit, Vorit e sotëm nuk janë më ata të pagdhendurit e plot tatuazhe që i përkisnin një brezi më parë.

Këta të sotmit janë të zgjuar, biznesmenë të shtruar, që dinë të komunikojnë lirshëm jo vetëm me ministrat e qeverisë ruse, por edhe me financierët perëndimorë.

Galeoti thotë që ata nuk kanë interes që ta sfidojnë Perëndimin, as që ta pengojnë. Duan vetëm të shijojnë mundësitë që ofron Perëndimi.

Kjo do të thotë që është në dorë të politikanëve dhe biznesmenëve perëndimorë (bankierëve, avokatëve, agjentëve të pronave), që të përcaktojnë se sa thellë do ta lejojnë depërtimin e Vorive rusë në shoqëritë e tyre.

Pyetja e Z.Galeotti është nëse do të arrijnë institucionet perëndimore t’i rezistojnë tundimit për të mbyllur njërin sy kur përpara hundës u sjellin para të lehta?

Sjellja dhe kultura e Vorive mund të jetë tipike ruse, por dëshira për të bërë para të shpejta kur nuk po të sheh njeri, është impuls mbarëbotëror. (tch)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fyerjet pa fre të analistëve, as shkarje goje, as lapsus. Duket se i motivon…
Previous article Koha kur propagandën anti-integrim e bën opozita e vendit tënd

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k