• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BE-ja në kurs përplasjeje me SHBA-në
Home
Blog

BE-ja në kurs përplasjeje me SHBA-në

May 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Bernd Riegert/

Meqë lidhur me anëtarësimin e Ballkanit nuk kishte asgjë për të vendosur, përfaqësuesit e BE-së mund t’i përkushtoheshin në Sofje tërësisht Trumpit. Kjo për fat të keq është gjithashtu e nevojshme, mendon Bernd Riegert.

Oreksi i shumicës së anëtarëve të vjetër për t’u përballur me shtete të reja dhe kështu edhe probleme të reja është mjaft i vogël. Euro-stari francez, Presidenti Emmanuel Macron, tha me pak fjalë: para se BE-ja të pranojë anëtarë të rinj,  duhet të zgjidhë së pari problemet e veta, që janë: të zbatojë propozimet e veta për reforma. Spanja do të bashkohet me të tjerët vetëm nëse statusi i Kosovës përcaktohet në mënyrë të tillë që katalonjasit rebelë të mos e marrin njohjen e Kosovës si shtet, si shembull për rebelimin e tyre kundër Madridit. Kjo është e komplikuar dhe do të zgjasë një kohë të gjatë.

Prandaj vendet kandidate do të duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe të ushtrojnë durim. Nxitja e BE-së konsiston ende në ndihma financiare dhe solidaritet politik. Por Rusia dhe Kina janë të gatshme të ndërhyjnë, nëse është e nevojshme, dhe nëse zelli i BE-së zvogëlohet në Bosnje, Serbi apo Shqipëri.

Çarje të thella

Meqë Ballkani për momentin nuk bart asnjë surprizë, BE-ja mund të përqendrohet tek armiku i saj i ri, Presidenti amerikan Donald Trump. Udhëheqësit e BE-së e kanë kritikuar ashpër si asnjëherë më parë presidentin e tanishëm të SHBA-së, fuqisë së madhe të NATO-s. Politika e tij është e pakuptueshme dhe e gabuar, aventureske dhe krejtësisht josolidare. Kjo ka qenë prej kohësh e qartë për Merkelin, Macronin, Mayn dhe co. Por tani ata flasin për këtë hapur dhe bien dakord për kundërmasa. Mundësitë e BE-së për t’iu kundërvënë superfuqisë ekonomike SHBA janë modeste, por së paku tani ato duhet të përdoren. Askush nuk duhet të bindet për gjithçka, madje as kundrejt miqve të mëparshëm: ky ishte njoftimi i qartë dhe i drejtë nga Sofja.

Pyetja është nëse pula e fryrë e BE-së është vërtetë në gjendje t’i bëjë përshtypje mashkullit alfa në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan e bombardoi marrëveshjen e klimës pa i marrë fare parasysh aleatët në Evropë, ndezi zjarrin në Lindjen e Mesme, vendosi tarifa doganore ndëshkuese dhe tani qëlloi marrëveshjen bërthamore me Iranin. Nuk është e qartë nëse BE-ja mund t’u shmanget sanksioneve të SHBA-së për çelikun ose të bëjë biznes me Iranin. Një gjë është e qartë, mbajtja e lidhjeve ekonomike me Iranin do të jetë e shtrenjtë dhe shumë e vështirë, veçanërisht në qoftë se kompanitë e prekura, si Total, Maersk dhe Siemens nuk do t’ia varin politikës dhe do të preferojnë të luajnë kartën e sigurt, dhe të vendosin për qasje të papenguar në tregun e SHBA.

Por BE-ja do të bënte mirë të mos e fusë kokën në rërë dhe të paktën të organizojë pak rezistencë ndaj Shtëpisë së Bardhë. Papritmas evropianët e gjejnë veten në aleanca me Rusinë, Kinën dhe Iranin kundër vëllait të tyre të madh të Atlantikut. Përpara Trumpit kjo as do t’i shkonte kujt në mendje. Takimi mes presidentit të SHBA-së Trump dhe evropianëve në samitin e NATO-s që do të zhvillohet në korrik në Bruksel do të jetë interesant. Shtetet europiane duhet të jenë të përgatitura që Shtetet e Bashkuara do të kërcënojnë me tërhiqje nga Aleanca dhe do të paraqesin një lloj llogarie për masat parandaluese bërthamore. Evropa duhet të rritet dhe madje shumë shpejt. Hapi i parë u krye në Sofje.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja punuan së bashku për t’i dhënë fund luftës civile në Ballkan dhe për paqen. Kjo sot është e pamendueshme. Kaq shumë kanë ndryshuar kohët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPARIM KABO/ Enea shkoi nën dhe’, por...
Previous article PD dhe Basha nuk kanë ndonjë provë për implikimin e Fatmir Xhafajt, dëshmia e “Babales” është e dyshimtë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k