• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
PD dhe Basha nuk kanë ndonjë provë për implikimin e Fatmir Xhafajt, dëshmia e “Babales” është e dyshimtë
Home
Blog

PD dhe Basha nuk kanë ndonjë provë për implikimin e Fatmir Xhafajt, dëshmia e “Babales” është e dyshimtë

May 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Andi Bushati/

Dyshimet fillojnë e lindin në një tjetër pikë.

Ato shtohen në momentin kur ky audiopërgjim po tenton të përdoret nga Partia Demokratike si një vërtetim i tezës së saj, se Agron Xhafaj është favorizuar të vazhdojë trafiqet nën ombrellën e vëllait të tij ministër.

Por, deri më tani, ne nuk kemi asnjë provë konkrete dhe asnjë fakt të prekshëm për këtë. As përgjimi i bisedës së tij me dëshmitarin X, dhe as rrëfimi i mëpastajmë i Albert Veliut, nuk përbëjnë një bazë të fortë për të ngritur këtë pretendim.

Po t’i shtosh kësaj edhe të gjitha gropat e dyshimta që rezultojnë nga rrëfimi i Veliut dhe që Lapsi.al i ka evidentuar fabula e ngritur nga PD-ja bëhet edhe më e dyshimtë”, shkruan Bushati.

Por, ai kritikon Ramën për mënyrën se si u mundua ta mbyllte këtë çështje.

“Mirë po, as Rama, as të tijët nuk patën nerva dhe nuk duruan të hynin në debatin racional se cila është përgjegjësia konkrete e ministrit. Ata refuzuan përplasjen me argumenta nëse ky përgjim e cënonte apo jo Fatmir Xhafën.

Ata zgjodhën rrugën më të shkurtër, më sipërfaqësore dhe më idiote, atë të mohimit të gjithçkaje. Ata vazhduan t’i besojnë parimit se skandali duhet ngordhur që në vezë. Ata ndoqën rrugën qorre të besimit se një gënjeshtër e thjeshtë është shumë më efikase se një e vërtetë e sofistikuar. Dhe prandaj zgjodhën aty për aty strategjinë e “përgjimit të manipuluar”.

Ata përsëritën të njëjtën gafë propagandistike, si me avionët e drogës që i bënë mushkonja, si me Dritan Zaganin që e quajtën si të pabesueshëm kur denoncoi marrëdhënien Tahiri- Habilaj, si me hashashin që thonin se e kishin zhdukur në 2015, ndërkohë që ai ishte në lulëzimin më të madh.

Ata zgjodhën të mbysin debatin për një të vërtetë të diskutueshme me anë të propagandës. Dhe ky qe gabimi i tyre më i madh. Ky qe dështimi i makinerisë së tyre të manipulimit. Sepse që sot e tutje gjithkujt mund t’i lindë e drejta të dyshojë: deri sa na gënjyen për vërtetësinë e përgjimit, paskan pasur diçka për të fshehur; deri sa e bënë për një element, mund ta bëjnë edhe për gjithë historinë. Pikërisht për këtë historia e dëshmitarit X është një tjetër provë flagrante se sa foshnjore dhe naïve është strategjia e komunikimit të Edi Ramës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE-ja në kurs përplasjeje me SHBA-në
Previous article Jashtë dhe brenda Europës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k