• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

Shkurt 18th, 2019
  • HOME
ZAMIRA ÇAVO/ 10 arsyet pse Edi Ramën e rrëzon vetëm Partia Socialiste
Home
Blog

ZAMIRA ÇAVO/ 10 arsyet pse Edi Ramën e rrëzon vetëm Partia Socialiste

Janar 17th, 2019 bora.autor Blog 0 comments

Nga Zamira Çavo

Nisur nga deklaratat e fundit të krerëve të opozitës e duke analizuar situatën e sotme politike them se:

1-Thirrjet e opiztës për protesta popullore janë  tashmë të pabesueshme. Gati cdo javë  për mbi dy vjet e dëgjojmë këtë deklaratë.

2-Populli është i gatshëm të ngrihet në protestë për pabarazinë, kundër korrupsionit, për varfërinë. Por as Basha e as Monika nuk kanë pikën e moralit për të folur rreth këtyre plagëve, pasi janë ata vetë që kanë dhënë kontribut maksimal për varfërinë, e korrupsinonin  në kurrizin e popullit.

3-Protesta e të rinjve studentorë, është pothuaj e pamundur të shndërrohet në protestë të opozitës, pasi flamuri i protestëts së të rinjve është “Larg kësaj politike të ndyrë”. Opozita nuk mund ta ketë këtë protestë kalin e saj të betejës!

4-Media me trajtimet që i bën politikës, me nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe thellimit të dasive politike, ka shkaktuar konfuzion të madh tek njerëzit duke vënë në dyshim edhe disa të vërteta që ajo ka thënë. Kjo bën që në tërësi një pjesë e mirë e njerëzve ti besojnë akoma  Edi Ramnës.

5–Dalja e Sali Berishës dje në foltoren e parlamentit dhe thirrjet e tij histerike por dëshpëruese, më shumë i prishin punë opozitës se sa Edi Ramës.

6-Faktori ndërkombëtarë nuk mund të mbështesë  në asnjë rast dhunën  verbale apo fizike dhe vecantërisht nuk mund të mbështesë thirrjet histerike për ta rrëzuar me dhunë Ramën.

7-Edi Ramën do ta rrëzojë egua e tij personale e sëmurë, do ta rrëzojë arroganca e tij ndaj  njerëzve, do ta rrëzojë politika e tij thelbësisht e djathtë në favor të klientelës dhe biznesit klientelist.

Me pak fjalë Edi Ramën mund ta rrëzojë vetëm Partia Socialiste. Eshtë ajo që ka ardhur në pushtet me votat e popullit dhe është sërish ajo që është përgjegjëse për përfaqësuesin e saj në qeverisje.

8-Partia Socialiste e rrënuar në organizimin e saj e ka të domosdoshme të rishikojë të gjithë politikën e studkturave të veta dhe mesiguri nuk do mbetet më peng i një individi, qoftë ai dhe Edi Rama.

9- Pavarësisht se bashkëpunëtorët e tij të larguar nga drejtimi  duken ok me vendimin e kryeministrit sërish ata tashmë janë shndërruar në kundërshtarë të heshtur të tij. Këta i janë shtuar grupit të socialistëve të pakënaqur që tashmë sa vijnë e shtohen në rradhët e partisë Socialiste.

10-Partia Socialiste nuk ka rrugë tjetër për të mbajtur pushtetin përvse ë riorganizohet brënda vetes për ti dhënë fund autoritetit të “njëshit” dhe për të rifituar besimin e njerëzve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Artikulli vijues ILIR YZEIRI/ Ilir Meta na kujtoi se jemi një vend karagjoz
Artikulli i mëparshëm ENKEL DEMI/ Ta gjuajmë Muç Nanon me gurë, se e ka pak

bora.autor

Related Posts

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë Blog
Shkurt 18th, 2019

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata! Blog
Shkurt 18th, 2019

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata!

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ Blog
Shkurt 18th, 2019

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ

Sondazh

Përdhunimi në Kavajë. Kush është fajtori?

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

Blog Shk 7th, 2019
FLOGERT MUÇA/ Kartat e djegura të 16 shkurtit Blog

FLOGERT MUÇA/ Kartat e djegura të 16 shkurtit

Shk 13th, 2019
NAMIR LAPARDHAJA/ Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë

Shk 17th, 2019
ARMANDO META/ Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë? Blog

ARMANDO META/ Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë?

Shk 16th, 2019
ANRI BALA/ Dasma që (s)u kthye në “mort” Blog

ANRI BALA/ Dasma që (s)u kthye në “mort”

Shk 16th, 2019
  • HOME
  • Shko ne Fillim
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k