• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

Shkurt 18th, 2019
  • HOME
NAMIR LAPARDHAJA/ Që do të votohet, e dimë; për kë s’e dimë!
Home
Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Që do të votohet, e dimë; për kë s’e dimë!

Janar 18th, 2019 bora.autor Blog 0 comments

Kanë ngelur më pak se 24 orë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, në të cilin, ashtu siç u njoftua pak ditë më parë, pritet të votohet e gjithë kupola drejtuese e partisë më të madhe opozitare, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët, sekretarin organizativ…, kryesinë e re etj. Praktikisht, hierarkinë më të lartë ekzekutive të partisë. Pavarësisht orëve që kalojnë, ende askush nuk di asgjë se kush do të kandidojë e për kë do të votojë. Është krijuar një traditë në këto vitet e fundit në Partinë Demokratike që të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me kandidime, qoftë për deputetë, kryetar bashkie etj., lihen për në momentin e fundit të afatit dhe shpallja e tyre bëhet natën, kryesisht pas mesnate. Arsyen se pse lihen për t’u shpallur në terrin e natës askush nuk e di me siguri, mirëpo nga tradita popullore e kemi mësuar që natën bëhen vetëm punët e liga. Praktikisht dhe formalisht emrat që do të garonin do të duhej të ishin bërë publikë ditë më parë, duke qenë se në këtë rast nuk ka një afat statuor për shpalljen e tyre. Duhet të ishte bërë një fushatë brenda partisë, duke takuar anëtarët pjesëmarrës në votim dhe ditën e shtunë të ishin gati për t’u përballur mes njëri-tjetrit, por edhe këtë radhë nuk ndodhi kështu. Se pse ndodh një gjë e tillë në partinë më të madhe të opozitës, në partinë që pritet të marrë pushtetin dhe si e tillë duhet të japë një model tjetër nga politika e deritashme, është e paqartë. Mirëpo, një gjë është e qartë si drita e diellit dhe që e pranojnë të gjithë në heshtje, ose në mënyra të tjera, pavarësisht se nuk e artikulojnë për një arsye ose një tjetër, kjo është një rrugë e gabuar, që nuk i shërben shëndoshjes dhe forcimit të lidershipit dhe të partisë në vetvete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Artikulli vijues ILIRJAN BLLOSHMI/ Monika si Makbethi!
Artikulli i mëparshëm VETON SURROI/ Bëhuni gati për fjalën e radhës, bashkim

bora.autor

Related Posts

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë Blog
Shkurt 18th, 2019

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata! Blog
Shkurt 18th, 2019

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata!

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ Blog
Shkurt 18th, 2019

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ

Sondazh

Përdhunimi në Kavajë. Kush është fajtori?

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

Blog Shk 7th, 2019
FLOGERT MUÇA/ Kartat e djegura të 16 shkurtit Blog

FLOGERT MUÇA/ Kartat e djegura të 16 shkurtit

Shk 13th, 2019
NAMIR LAPARDHAJA/ Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë

Shk 17th, 2019
ARMANDO META/ Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë? Blog

ARMANDO META/ Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë?

Shk 16th, 2019
ANRI BALA/ Dasma që (s)u kthye në “mort” Blog

ANRI BALA/ Dasma që (s)u kthye në “mort”

Shk 16th, 2019
  • HOME
  • Shko ne Fillim
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k