• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

Shkurt 18th, 2019
  • HOME
MERO BAZE/ Të gënjesh veten dy herë njësoj
Home
Blog

MERO BAZE/ Të gënjesh veten dy herë njësoj

Janar 22nd, 2019 bora.autor Blog 0 comments

Mero Baze/

Partia Demokratike ka njoftuar protestën e saj të rradhës më 16 Shkurt, datë që përkon me dy vjetorin e nisjes së protestës që përfundoi me ngritjen e çadrës në bulevard.

Shumë gjëra po përsëriten njësoj si dy vjet më parë.

Data e protestës është në të njëjtën javë, të shtunën e tretë të shkurtit, njësoj si më 2017.

Viti është po ashtu vit elektoral. Më 2017 në të njëjtën kohë u ngrit çadra për pazarin e zgjedhjeve parlamentare, dhe tani ëshët fiks në të njëjtën distanvë kohore me zgjedhjet lokale.

Skema është po njësoj.

Protesta do nis me protesta në disa rrethe dhe do përfundoj në Tiranë.

Gjëndja politike në PD është po ashtu njësoj. Protesta vjen pas zgjedhjeve formale që Basha bën brenda partisë, duke u ndërruar vendet njerëzve teknikë që ka thirrë në SHQUP, duke I vënë të zihen me njëri tjetrin.

Protesta e dy viteve më parë ishte një përpjekje për të bllokuar zgjedhjet palamentare, ose për të marrë një pazar në tavolinë për to. Përfundoi skema e dytë. Edi Rama u mbyll me Lulzim Bashën në një dhomë, dhe pasi Rama e peshoi mirë se çfarë halli kishte Basha, i dha atij të gjitha ato që kërkonte për vete, bile dhe disa gjëra më shumë. I trimëruar nga funksionimi I pazarit, Lulzim Basha e përdori marrëveshjen për të eleminuar kundërshtarët brenda partisë dhe për të hyrë në zgjedhje me një ekip qesharak dhe një parti që e kishte shkatërruar.

Rezultati ishte historik. Edi Rama fitoi I vetëm përballë të gjithëve duke I dorëzuar mbi gjysmën e qeverisë Lulzim Bashës.

Dy vjetë më pas fantazia e Lulzim Bashës duket se nuk punon. Ai po aplikon të njëjtën skemë. Ka zgjedhur të njëjtën kohë, të njëjtën javë, të njëjtën stinë elektorale dhe të njëtën metodë, pasi me siguri e quan shans 2017. Problemi I tij është se dy vjet pas çadrës në bulevard, ai përveçse ka shkatërruar deri në qelizë strukturat e PD, ka prodhuar një ekip të ri qesharak, ku çështja më e rëndësishme në PD aktualisht është, pse fitoi Kreshnik Çollaku dhe nuk fitoi Salianji, ndërkohë që problemi real I PD, është pse PD është katandisur tek Çollaku dhe Salianji.

Dy vjet më pas Lulzim Basha ka problem real dhe me aleatët që përdori më 2017. Ndërkohë që bëri pazar për çadrën, dhe eleminoi kundërshtarët brenda PD, ai tentoi ta mbush boshllëkun me aleatët e vegjël duke I futur në listat e PD, në vend të atyre që përjashtoi. Tani përballë ka zgjedhjet lokale, dhe aleatët I kërkojnë, ose ndryshim Kodi, ose pazar të ri, dhe Basha nuk është në gjendje ti jap asnjërën. Për këtë arsye vështirë ti përdorë si aleatë për bojkot.

Dy vjet pas çadrës, Basha ka problem mbi të gjitha me besueshmërinë e tij si opozitar. Nga një zjarrndezës dhe shpresë e frymës opozitare në vend, ai është kthyer në një zjarrfikës dhe një lider nga I cili duan të distancohen të gjithë ata që protestojnë në Shqipëri. Lulzim Basha është lideri I pare i një opozite në Shqipëri që refuzohet nga çdo protestues. Dhjetra protesta sociale në Shqipëri, fillojnë e mbarojnë duke ju lutur Lulzim Bashës të rrij larg tyre.

Çadra e re e Lulzim Bashës ka ndryshe nga viti 2017 entuaziazmin e tij për fotografinë që bleu me Presidentin Trump. Ata që e çuan tek Trump, tashmë janë në burg të dënuar nga SHBA për konspiracion dhe veprimtari kriminale kundër SHBA. Dhe kam frikë se Berisha, do ndjehet I bezdisur nëse Basha e përsërit atë skenë.

Ndaj duhej pak më tepër fantazi për aksionin e rradhës. Se vet ja ka thënë Ramës në parlament, që “po më gënjeve njëherë është faji jot, po më gënjeve dy herë është faji im”.Tani nuk mund të gënjej edhe veten edhe opozitarët para çdo palë zgjedhjesh njësoj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Artikulli vijues DITMIR BUSHATI/ Pak fjalë për punën time
Artikulli i mëparshëm ILIR BEQAJ/ Politika shqiptare duhet të “rishpikë” veten

bora.autor

Related Posts

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë Blog
Shkurt 18th, 2019

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata! Blog
Shkurt 18th, 2019

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata!

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ Blog
Shkurt 18th, 2019

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ

Sondazh

Përdhunimi në Kavajë. Kush është fajtori?

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

MERO BAZE/ Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

Blog Shk 7th, 2019
FLOGERT MUÇA/ Kartat e djegura të 16 shkurtit Blog

FLOGERT MUÇA/ Kartat e djegura të 16 shkurtit

Shk 13th, 2019
NAMIR LAPARDHAJA/ Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë

Shk 17th, 2019
ARMANDO META/ Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë? Blog

ARMANDO META/ Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë?

Shk 16th, 2019
ANRI BALA/ Dasma që (s)u kthye në “mort” Blog

ANRI BALA/ Dasma që (s)u kthye në “mort”

Shk 16th, 2019
  • HOME
  • Shko ne Fillim
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k