Mero Baze/
Ajo që po bashkon historinë e kauzave të rreme të PD, është piëkrisht qëndrimi me dy standarte që ajo po mban dhe po fryëmzon ndaj personazheve me të cilat ka dashur të ndërtoj këto kauza.
Në betejën e saj kundër Siamir Tahirit një vi më parë, prokurori I çështjes ishte një hero antimafia. Ai u glorifikua si një prokuror që nuk I trembet mafias dhe krimit dhe që po zbatonte me dorë të hekurt ligjet e shtetit shqiptar. Biles PD pati dhe thirrje publike që të merren në mbrojtje prokurorët nga kërcënimet e mundëshme.
Një vit më pas në duart e këtij prokurori është dosja “Babale” dhe ai ka bërë gjithë procedurat që provojnë fallsifikimin dhe akuzën e shpikur të PD.
Kaq mjaftoi që “heroi” të shpallej “tradhëtar” dhe ndaj tij të nisi një fushatë denigruese nga vet PD që e glorifikoi një vit më parë. Arsyeja është e thjeshtë. Ai duhet të jetë gjithnjë në dispozicion të kauzave politike të PD.
Rasti I dytë më flagrant është ai i Xhiselës. Xhisela është qartazi tipi I vajzës që ka tentuar të përdor dhe drejtësinë për të ruajtur një lidhje problematike të saj. Në fillim të kësaj historie, të gjitha palët ishin me Xhiselën, por PD ishte dhe më shumë se vet Xhisela me të. Ajo e donte Xhiselën, siç I duhej PD dhe jo siç ishte në të vërtet fati I Xhiselës. Dhe pas një beteje dy javore, kur e pa që Xhisela nuk e pranoi fatin që I caktoi PD, në atë telenovelë, por vazhdoi me llogaritë e veta, ajo u kthye papritur nga një viktimë e dhunës, në një prostitutë që shetit me makina që nuk dihet kush ja ka blerë, që ka Iphone dhe syze të shtrenjta Guci dhe që është një “fundërinë”.
E gjitha pse ajo nuk pranoi rolin që i caktuan ndoshta pa e pyetur më pare, në telenvoelën e radhës.
I fundit në kohë, por jo në listë, që po e pëson këtë fat, është Alizoti, Kunati I Babales. PD ka ngritur një histori të tërë të sajur mes tij dhe vet Babales. Të dy janë të kontaktuar nga PD, të dyve u është premtuar pagesë, të dy janë mbajtur nën mbikqyrje nga grupi I dhunës në PD, që rri në hije rreth Lulzim Bashës, ku përfshihet Florenc Hoxha, Sali Luzha dhe Avdul Gjomakaj. Pra të dy janë personazhe të PD , të gjetur nga PD, të përdorur nga PD, të paguar apo premtuar për të paguar nga PD.
Njëri prej tyre, Alizoti, ndoshta I dëshpëruar nga mosmbajtja e premtimeve nga PD, ka shkuar në prokurori dhe ka rrëfyer gjithë skenarin. Ka treguar si është rekrutuar nga PD, çfarë I është premtuar dhe çfarë ka bërë, si imitues I zërit të Agron Xhafës.
Fare papritur dhe ky, nga hero, shpallet pijanec ordiner, hajdut xhepash, kriminel etj. Ndoshta dhe I ka këto cilësi, por nëse I ka këto cilësi dhe ti si PD I ke besuar një akuzë aq të madhe, atëhere krimineli dhe mashtruesi I PD, nuk është Alizoti, por kreu I PD që dorzon fatin e PD në personazhe të tilla. DHe më e bukura është se për PD , “Babalja” është ende hero, edhe pse janë thjeshtë dy kunetër ordinerë të ëprdorur në këtë histori. Për të PD nuk ka asnjë vrejtje, derisa dhe ai të dal ndonjë ditë tradhëtarë.
Ndaj kjo historia e heronjve që shndërrohen në tradhëtarë në kauzat fallco të PD, është në të vërtet radiografia më e mirë për të kuptuar sa keq janë qepur ato, dhe çfarë vizioni ka Lulzim Basha për të ardhmen e PD.
Përfytyroni një moment sikur akuzat të kishin sukses dhe heronjtë e PD në të ardhmen të ishin pikërisht këta, ku shquhet Alizoti. Përfytyroni çfarë fyerje do të ishte për militantët e PD apo votuesit e saj të cilëve nuk do tu njihej kontributi pasi heronjtë e PD ishin dikush që i njihte vetëm Luli dhe grupi në hije rreth tij. Biles një prej tyre Babalja, është ende heroi I PD. Mendo pastaj ç’mund të të bëj një lider i tillë nëse ka dhe pushtet.
Leave a Reply