Nga Prof. dr. Luan Malltezi/
Dy ditë më parë shtypi njoftoi papritur lexuesit shqiptarë për shuarjen e skenaristit, shkrimtarit dhe publicistit të talentuar Kiço Blushi. Miq të tij, të majtë e të djathtë, emra të shquar të artit, kulturës, politikës etj, në ngushullimet drejtuar familjes shprehën nderimin dhe vlerësimet e tyre për krijimtarinë e tij të çmuar në kinematografinë dhe publicistikën shqiptare.
Nderim të thellë për artistin e talentuar shprehu presidenti i Republikës z. Meta dhe personalitete të tjera shquara të së majtës shqiptare. Nderim për shkrimtarin skenaristin publicistin dhe “deputetin e majtë” shprehu edhe ish lideri demokrat Dr. Sali Berisha.
Ndërkaq të gjithë lexuesit shqiptarë, brënda dhe jashtë kufijve të Shqiperisë, njihnin prej vitesh krijimtarinë e shkrimtarit të talentuar dhe filmat shqiptarë bazuar me skenografi të tij. Për të gjithë ata Kiço Blushi është një emër i shquar për kulturën shqiptare.
Blushi punoi si letrar i talentuar në një periudhë të vështirë afirmimi në fushën e artit dhe kulturës; shumë miq dhe të njohur të tij të talentuar (si regjisor i madh Mihallaq Luarasi), ranë theror në përpjekjet e tyre për t’i dhënë popullit dhe vendit vepra të qënësishme arti. Në gjurmët e tyre eci pa u lekundur edhe Kiço Blushi; kush në Shqipëri nuk kujton me kenaqësi filmin “Beni ecën vetë” që bazohet në skenografinë e Kiço Blushit; kush në Shqipëri sot, i majtë apo i djathtë, komunist apo i persekutuar nuk ka ndjekur me emocion filmin “Nëntor- 1912” bazuar në skenarin Kiço Blushi-Dhimitër Shuteriqi!?
Artistë me krijimtari talentuar në kulturën shqiptare si Kiço Blushi, mbesin të pashuar në ndërgjegjen kombëtare; i tillë do të mbetet për brezat e ardhshëm edhe shkrimtari Kiço Blushi deputet i së majtës Shqiptare në vitet e vështira të tranzicionit shqiptar. Nderim, për jetën, punën dhe krijimtarinë e tij.
Leave a Reply