Deklarata përfundimtare në kulmin e takimit mes Donald Trump dhe presidentit koreano-verior Kim Jong Un, mund të konsiderohet shumë pozitive, dhe në këtë kontekst gjetja mes tyre ka qenë një sukses i vërtetë. Korea e Veriut është një diktaturë e paqendrueshme në politikën e jashtëme, është fuqi nukleare dhe në vitet e fundit ka realizuar disa teste të raketave basilike në një sfidë për rritje në SHBA dhe fqinjët e saj.
Armiqësia para luftës është zhdukur, duke përfshirë këtu edhe kërcënimet personale ndërmjet dy udhëheqësëve. Katër pikat e firmosura mes Trump dhe Kim ratifikojnë fillimi i kësaj epoke të re midis të dy vendeve, por pa pranuar angazhime konkrete.
- Normalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut:
- Shkëmbimi i të dënurëve të luftës
- Denuklarizimi i gadishullit Korean
- Nënshkrimi i një traktati paqeje mes dy Koreve që sjell përfundimin e luftës midis viteve 1950 dhe 1953 të cilat janë qëllime të të dy presidentëve, e lënë tani në duart e diplomatëve.
Në cilindo rast, deklaratat, elokuente në fjalë minimizojnë detajet, nuk do të ishte të mundura pa uljen e tensioneve mes protagonistëve; presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe ndërmjetësimi i Kinës gjatë Lojërave Olimpike Dimërore.
Në kontrast me këtë arritje diplomatike të presidentit amerikan – dhe sa të rehatshme ka qenë me diktatorin e Koresë së Veriut- me konfrontimet e përjetuara nga presidenti me udhëheqësit e gjashtë vendeve më të industrializuara në botë, që përveç kësaj janë demokratike, gjatë samitit të G7 në fundjavën e shkuar në Kanada.
Nëse me Kim Jong-un ai ka ndërtuar ura, para aleatëve të tij G7 ai ka hapur një gropë të thellë dhe ka akuzuar kryeministrin kanadez për gënjeshtra. Trump jep përshtypjen se është kuptuar më mirë në ballë për ballë me regjimet autoritare sesa me përfaqësuesit e demokracive. Por këta janë partnerët e vërtetë të SHBA./ El Pais
Përktheu: AlpeNews.al
Leave a Reply